E-Diaspora
Blerim Xhemaili kalon në Milan?
"Rosonerët” kanë dashur fillimisht ta ndërrojnë Xhemailin me Mathieu Flaminin, por transferi ka dështuar për shkak të çmimit të lartë që këkohej për të
Me gjithë shkëlqimin që pati në lojën e Napolit kundër Parmës (2:1), futbollisti shqiptar nga Zvicra, Blerim Xhemaili duhet të përballet me realitetin e një konkurrence të fortë në Napoli. Kjo për faktin se në pozicione të përafërta me të luajnë edhe Valon Behrami dhe Gökhan Inler.
Mediet italiane së fundi e kanë lakuar emrin e Blerim Xhemailit në lidhje me dy klubet nga Milano. Së pari qe përfolur se Interi po e kërkonte për huazim deri në fund të sezonit futbollistin 26 vjeçar me prejardhje nga Tetova. Por bosi i tij de Laurentis nuk e kishte lëshuar. Ndërsa tash së fundi thuhet se edhe AC Milan i kërkon shërbimet e tij. “
Rosonerët” kanë dashur fillimisht ta ndërrojnë Xhemailin me Mathieu Flaminin, por transferi ka dështuar për shkak të çmimit të lartë që kërkohej për të. Por tash, AC Milan ka një “xhoker”, gjegjësisht Nocerino-n, i cili ka shprehur dëshirën të luajë në Napoli, që e ka edhe vendlindje. Dhe Napoli duket se nuk ka gjë kundër këtij angazhimi.
Sido që të jetë, këtë të enjte përfundon afati i transferim në ligën italiane dhe deri atë ditë mbetet mjaft kohë për që Xhemaili të kalojë ose jo në radhët e klubit që ka 18 tituj kampioni të Italisë.
Kontrata e tij me Napolin e obligon deri në vitin 2015.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












