Shkurt.ch
Bllokohet Zyra për Migracion e Kantonit të Lucernit
Me këtë aksion është synuar që opinionit t`i bëhet e qartë se në çfarë "kushtesh çnjerëzore" detyrohen të jetojnë njerëzit në Zvicër
„Würde statt Hürde“ (Dinjitet në vend të pengesave) mban emrin aksioni me të cilin rreth dyzet aktivistë kanë bllokuar në mëngjesin e të hënës Zyrën për Migracion të Kantonit të Lucernit. Ky grupim aktivistësh me aksionet e tij synon të sensibilizojë opinionin me kushtet e mjerueshme në të cilat, sipas tyre, jetojnë emigrantët në Zvicër.
Sipas një komunikate që kanë lëshuar, me aksionin konkret aktivistët reagojnë lidhur me tentimin për vetëvrasje që kanë bërë dy azilkërkues në regjion, të cilëve u ishte ndarë ndihma emergjente. Bëhet fjalë për ndihmën më të ulët, të mjaftueshme vetëm për mbijetesë, që u jepet azilkërkuesve të cilët kanë marrë nga autoritetet e vendit vendimin për të lëshuar Zvicrën.
Po ashtu me këtë aksion është synuar që opinionit t`i bëhet e qartë se në çfarë kushte çnjerëzore detyrohen të jetojnë njerëzit në Zvicër, ka thënë për mediet një zëdhënëse e grupit.
12 nga aktivistët kanë hyrë në ndërtesë ndërsa 30 të tjerë, me transparente kanë protestuar në hyrje të ndërtesës, shkruan 20minuten.ch. Pak para orës 12 bllokimi simbolik ka përfunduar.
Përgjegjësit e Zyrës kanë deklaruar për shtyp se aksioni ka kaluar pa probleme dhe në mënyrë të qetë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













