Integrimi
Boksieri dhe teologu “kryqëzojnë dorëzat” për integrimin e të huajve
Për shumë bashaktdhetarë të tij ai përbën një model. Kjo është arsyeja që Tefik Bajramni 40 vjeçar duhet të ndihmojë në integrim
Sportet marciale (luftarake) mund të kenë efekt parandalues dhe të ndihmojnë integrimin. Për këtë janë buindur tashmë boksieri i njohur Tefik Bajrami dhe teologu Daniel Ammann. Një artikull i publikuar në portakin e SRF-së tregon se si e përdorin dy të përmendurit boksin për të integruar të rinjtë me prejardhje të huaj.
“Mannebüro” në Lucern, me kryetar Daniel Ammann-in, prej vitesh u ofron ndihmë meshkujve të dhunshëm në situatat e krizës. Këtë e bën qoftë përmes telefonit e qoftë përmes këshillimit individual. Së fundi zyra në fjalë bashkëpunon me shkollën e sporteve marciale “Bajrami” në Littau (Lucern).
Teologu Ammann është i bindur se pronari i shkollës në fjalë, boksieri i suksesshëm Tefik Bajrami mund të jetë një “hapës dyersh” për institucionet, transmeton albinfo.ch. Tefiku ka ardhur në Zvicër, në Lucern, në vitin 1992. Sot, përveç që është pronar i shkollës së sporteve marciale, ai udhëheq edhe ndërmarrjen e vet të sigurimit dhe është anëtar i komisionit për integrim në nivel të qytetit të Lucernit.
Për shumë bashaktdhetarë të tij ai përbën një model. Kjo është arsyeja që Tefik Bajramni 40 vjeçar duhet të ndihmojë në integrim, përcjell albinfo.ch. Ai frekuenton “të dy botët” (të huajt dhe vendësit) dhe mund të kontaktojë edhe grupet e meshkujve të cilat, ndryshe “Mannebüro” nuk mund t`i arrijë, është i bindur Daniel Ammann.
“Puna e integrimit shpesh udhëhiqet nga gratë. Por janë pikërisht meshkujt e rinj, të ardhur rishtas në Zvicër dhe të sfiduar nga kultura e këtushme, ata që kanë nevojë për idhuj meshkuj”, thotë teologu.
Kështu, boksieri profesionist Tefik Bajrami, gjatë stërvitjeve ua tregon të rinjve jo vetëm teknikën e duhur të boksit por njëkohësisht bën marketing edhe për kurset dhe këshillimet në këshillimoren për të huajt, Fabia.
Sigurisht, të dy e dinë se skena aktuale e kickboksit në Zvicër nuk gëzon ndonjë imazh të mirë. Ka pasur djem të rinj që nga ambientet e tilla kanë udhëtuar drejt Sirisë për të luftuar në anën e ISIS-it. Tefik Bajrami tund kokën dhe psherëtin thellë: “Ky është vërtet një problem. Por ne këtu jemi në Lucern dhe i njohim njerëzit”, thotë ai. Ndërsa teologu Ammann e plotëson: “Secili sport mund të keqpërdoret. Ky është një realitet i dhembshëm”.
Ata të dy shpresojnë se projekti i tyre për integrim në shkollën e sporteve luftarake do të funksionojë dhe shpresojnë po ashtu se do të kenë shumë mysafirë kureshtarë gjatë kësaj fundjave, përcjell albinfo.ch. Dita e derës së hapur në shkollën e sporteve marciale “Bajrami” në Littau mbahet sot.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? Gjithnjë e më shumë punëdhënës zviceranë po kërkojnë një certifikatë mjekësore që nga dita e parë... -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim











