Bota
Bomba 250 kg detyron evakuimin e 10 mijë personave në Berlin
Më shumë se 70 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, municione të pashpërthyera gjenden rregullisht në Gjermani
Rreth 10 mijë persona në Berlin u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre të hënën, pasi njësitë e asgjësimit të bombave ishin bërë gati për të shpërthyer një bombë të Luftës së Dytë Botërore.
Bomba ishte gjetur nga punëtorë të ndërtimit më parë gjatë ditës. Ajo ishte e rëndë 250 kilogramë. Policia kishte mbyllur zonën me një rreze prej 500 metrave në Innsbrucker Platz në perëndim të Berlinit, shkruan ‘thelocal.de’.
Më shumë se 70 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, municione të pashpërthyera gjenden rregullisht në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Të paktën 60 mijë persona ishin evakuuar nga Frankfurti në muajin shtator, që ishte operacioni më i mirë i këtij lloji në Gjermaninë e pasluftës. Bomba britanike ishte 1.8 tonë.
Në maj gjithashtu 50 mijë banorë ishin urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Hanover, pasi ishin gjetur disa bomba të Luftës së Dytë Botërore.
Në Krishtlindjet e vitit 2016, ishte zbuluar një bombë britanike prej 1.8 tonë. 54 mijë ishin evakuuar nga Augsburgu.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












