Kosova
Borrell: Anëtarësimi në bllok dhe dialogu duhet të shkojnë dorë për dore
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka porositur Kosovën dhe Serbinë se anëtarësimi në bllok dhe progresi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve duhet të shkojnë dorë për dore.
Në një konferencë për shtyp të mërkurën për raportet vjetore të progresit për vendet që synojnë anëtarësimin në BE, Borrelli pranoi se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksi i Ohrit janë në pritje, por shpreson që të dyja shtetet do të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe anëtarësimit në BE.
“Në Kosovë dhe Serbi më lejoni të përmend punën që jemi duke bërë në dialog, më besoni shumë punë. Kemi zgjidhur çështjen e targave me marrëveshje reciproke, kemi pasur sukses në politikën për pranim të dokumenteve më në fund, duke ua mundësuar qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë të lëvizin pa pengesa nga njëra anë e kufirit në tjetrën. Është arritje e rëndësishme, nuk ishte e lehtë. I dhamë fund pas 20 vjetëve shpenzimit të parregullt të energjisë elektrike në veri. Dhe arritëm marrëveshjen bazë në Brukel dhe aneksin në Ohër. Fatkeqësisht, zbatimi është në pritje. Dhe për të dyja, progresi për anëtarësim në BE dhe ai në dialog duhet të shkojnë dorë për dore. Jo njërën po, njërën jo. Kjo ka nevojë për përpjekje dhe punë të palodhshme dhe shpresoj që kjo marrëveshje, që nuk ishte e lehtë për t’u arritur, të zbatohet dhe të ecet përpara drejt normalizimit dhe anëtarësimit në BE”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, Borrelli foli edhe për faktin se zgjerimi do të jetë në krye të agjendës së Komisionit Evropian, duke e cilësuar KE-në si magnet.
“Janë nëntë kandidate dhe një potencial – dyfish më shumë se sa ishin në vitin 2019. Tregon se Komisioni Evropian vepron si magnet, atraktiv për njerëzit dhe shtetet. Integrimi gradual ka avancuar dhe qytetarët e shteteve që duan të anëtarësohen kanë përfituar tashmë. Nuk kanë nevojë të presin deri në fund dhe pastaj t’i kenë të gjitha. Është proces. Dhe gjatë procesit, përfitimet janë të prekshme dhe qytetarët i marrin ditë për ditë – kjo përfshin udhëtimin pa viza të Ballkanit Perëndimor nëpër shtetet e BE-së dhe kemi prezantuar Planin e Rritjes për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Moldavinë e Ukrainën, ku sundimi i ligjit është në qendër”, ka shtuar ai.
Borrelli përmendi edhe politikën e jashtme të harmonizuar me BE-në të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? Analiza e fenomenit të kthimit në Kosovë gjatë fundvitit... -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Lugano po bëhet qendra zvicerane e bitcoin-it 350 biznese tashmë pranojnë pagesa me kriptomonedhë... -
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15%










