Kosova
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
Sot, eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, nuk ka mundur të përmbahet dhe ka reaguar ashpër ndaj Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i fundit ka uruar qeverinë e re të Serbisë, ku në kabinet ka dy ministra të sanksionuar për korrupsion, përcjell albinfo.ch.
OMG! @JosepBorrellF really caps his delusional, tone deaf Serbia and Western Balkans policy with this tweet. How can HR/VP make such a fool of himself? And he immediately gets the deserved answer from @milos_vucevic who clearly signals: Serbia wants to join EU – on Russian terms! https://t.co/PPl6H67GwW
— Reinhard Bütikofer (@bueti) May 4, 2024
Shtetet e Bashkuara të Amerikës muaj më parë i kishin vendosur sanksione zëvendëskryeministrit të ri, Aleksander Vulin dhe ministri pa portofol, Nenad Popoviq.
Deputeti gjerman ka shprehur habinë për një qëndrim të tillë të kryediplomatit të BE-së, duke e cilësuar qasjen e Borellit si “politikë delirante dhe të shurdhër ndaj Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor”.
Ai më tutje ka pyetur se si një Përfaqësuesi i Lartë dhe zëvendës president “mund ta bëjë një budallallëk të tillë”.
“Dhe ai menjëherë merr përgjigjen e merituar nga Milos Vuçeviq, i cili sinjalizon qartë se: Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE- me kushtet ruse”, ka shkruar ai në platformën X.
Gjithashtu gjatë ditës së djeshme kanë reaguar ndaj deklaratës së Borellit edhe deputeti gjerman, Michael Roth si dhe ish-ministri i Jashtëm malazez, Miodrag Vlahoviq.
Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se SHBA-ja është “e zhgënjyer” nga propozimi i Vulinit dhe Popoviqit dhe shtoi se të dy mbeten nën sanksione, sepse qëndrimi i SHBA-së ndaj tyre është “i njohur mirë”.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?















