Kosova
Borrell sot takon ndaras Kurtin e Vuçiqin
Sot, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në Paris do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell albinfo.ch.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka thënë se Bashkimi Evropian vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi.
Të enjten, në një konferencë për media, Stano tha se ky takim do të mbahet në vazhdën e përpjekjeve të BE-së për të ndihmuar të dyja palët për të deeskaluar dhe zbutur tensionet në veri të Kosovës.
“Objektivi kryesor i këtyre takimeve është që të vazhdojnë përpjekjet e BE-së për të ndihmuar të dyja palët për të deeskaluar dhe zbutur tensionet aktuale dhe për të arritur përfundimisht përparim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pra kjo është arsyeja kryesore, kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë prej disa kohësh, sidomos që kur ndodhi përshkallëzimi i fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Pra, ky është objektivi kryesor dhe Përfaqësuesi i Lartë, si lehtësuesi kryesor i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Beogradit dhe Prishtinës, po vazhdon përpjekjet e tij. Ndoshta e keni vënë re se ai ka folur me të dy ata, me kryeministrin Kurti dhe me presidentin Vuçiq gjatë fundjavës së kaluar. Takimi është një mundësi për të dhënë mesazhet kryesore për të arritur deeskalimin dhe përparimin dhe për të ecur përpara në dialogun e lehtësuar nga BE”, tha ai.
Një takim të mundshëm me presidentin serb e kishte paralajmëruar kryeministri Albin Kurti.
Megjithatë, Vuçiq dje deklaroi se nuk beson se do të takohet me Kurtin në Paris.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme Lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme për sa i përket kohëzgjatjes dhe... -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna













