Lajme
Borxhi i qeverisë gjermane rritet në nivelin më të lartë historik
Borxhi i Qeverisë së Gjermanisë ka arritur një rekord prej 2.4 trilionë euro në tremujorin e parë të vitit 2023.
Sipas Entit Federal të Statistikave (Destatis), borxhi i qeverisë u rrit me 1,6 për qind deri në fund të muajit mars.
‘Destatis’ njoftoi se rritja e borxhit ishte kryesisht rezultat i “rritjes së nevojave për financim si rezultat i krizës aktuale energjetike të lidhur me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.
Agjencia federale tha se rreth 200 miliardë euro janë rezervuar për të ashtuquajturin “frenim qeveritar të çmimit të gazit” dhe për mbështetje financiare për furnizuesit e energjisë.
Sipas raportit, rritja e borxhit është kryesisht për shkak të buxheteve shtesë të krijuara për këtë qëllim, të ashtuquajturat fonde speciale, si Fondi i Stabilizimit Ekonomik për Energjinë, i cili u formua në muajin nëntor.
Borxhi i lidhur vetëm me këtë fond special u rrit 73,3 për qind nga janari deri në mars, respektivisht nga rreth 22.2 miliardë euro në një total prej 52.4 miliardë eurosh.
Borxhi ndaj Fondit të Stabilizimit Ekonomik të epokës së pandemisë u rrit 1,2 për qind në 53 miliardë euro dhe për herë të parë buxheti shtesë i forcave të armatosura të Gjermanisë gjithashtu kishte detyrime prej 802 milionë eurosh.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran











