E-Diaspora
Bota e futbollit, në zi për Florijana Ismailin
Vdekja e futbollistes Florijana Ismaili ka nxitur reagime të shumta gjithandej, e në veçanti në botën e futbollit. Klubet, zyrtarët, trajnerët dhe lojtarët e kombëtares së Zvicrës të pikëlluar, shprehin ngushëllimet e tyre për të afërmit e të ndjerës
Tronditje, pikëllim, lot: bota e futbollit është në vaj për lojtaren e kombëtares zvicerane të futbollit, Florijana Ismaili, e cila humbi jetën të shtunën në një aksident në Liqenin e Komos në moshën 24-vjeçare. Futbollistë dhe sportistë të tjerë, klube, shoqata apo zyrtarë nga e gjithë bota kanë shprehur pikëllimin e tyre, shkruajnë mediat zvicerane sot, transmeton albinfo.ch.
Kështu, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka shkruar: “Jam thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e Florijana Ismailit. Ky është një moment shumë i trishtuar për të gjithë komunitetin e futbollit, veçanërisht në një kohë kur po mblidhemi në Kupën Botërore të futbollit të Grave”.
Ndërsa tifozët e Young Boys kanë vendosur në sheshin para Stade de Suisse një kurorë, ku kanë shkruar: “Prehu në paqe” (Rest in Peace) dhe kanë vënë flamurin me imazhin legjendar të stadiumit të bërë të njohur në finalet e Kupës së Botës në vitin 1954.
Shtatë herë fituesi i Ligës së Kampionëve AC Milan ka shkruar në Twitter: “Me zemër të rënduar dëgjuam për vdekjen e Florijana Ismailit. Ngushëllimet tona më të thella në këtë kohë shumë të trishtuar u takojnë familjes së saj, miqve të saj dhe BSC Young Boys. Prehu në paqe! “.
Klubi i futbollit te femrave “AS Roma”në një postim ka shkruar: “Mendimet tona janë te familja dhe miqtë e saj në këtë kohë tmerësisht të rëndë”.
Florijana Ismaili ishte përgjithësisht e respektuar dhe e dashur – si individ por dhe si futbolliste. Kjo shihet qartë edhe nga evokimet e personave që i njihnin personalisht, përcjell albinfo.ch. Trajneri i kombëtares zvicerane të femrave në futboll, Nils Nielsen ka shkruar: Ajo gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrë dhe na frymëzongte me paraqitjen e saj optimiste. Ishte një person që u përball me çdo sfidë dhe u bë shembulli”.
Lia Wälti, kolege e Ismailit në ekipin kombëtar e cila nga viti 2011 deri 2013, ka luajtur bashkë me Florijanën në YB, kishte mbajtur gjatë tri ditëve shpresën se do të ndodhte një mrekulli pas zhdukjes së mikes së saj, të shtunën. “Deri në momentin e fundit unë isha ende duke shpresuar për një mrekulli dhe thellë në zemrën time kam menduar se kjo ishte e gjitha një ëndërr e keqe”, ka shkruar Wälti pas nxjerrjes së trupit të pajetë të Florijana Ismailit nga liqeni Como.
“Unë vetëm shpresoj se Flori nuk ka vuajtur shumë dhe uroj që ajo të jetë mirë, kudo që është në këtë moment”, ndërsa Dhe Vladimir Petkovic, trajneri Kombëtares Zvicerane të meshkujve, në emër të të gjithëve ka thënë: “U shua një yll në qiell”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?














