Portrete të firmave
Bota e ngjyrave, prapa kuintave të kompanisë Orani Malersysteme AG
swissalbs, në serinë e vizitave nëpër kompani, ka organizuar një ngjarje të ejten që mblodhi profesionistë dhe ndërrmarës shqiptaro-zviceranë në ambientet moderne të kompanisë Orani Malesyteem Ag, të Sokol Oranit në Dübendorf. Ky event, i organizuar nga swissalbs, krijoi një mundësi për pjesëmarrësit që të shkëmbejnë përvoja, të ndërtojnë lidhje dhe të diskutojnë idetë për të ardhmen e industrisë së ngjyrosjes dhe inovacionet e ngjyrave të trendit të fundit në ndërtim.
Sokol Orani, pronar i Orani Malersysteme AG, ka mirëpritur mysafirët dhe i ka njoftuar ata nga afër me showroom-i (sallë ekspozimi) i hapur së fundi. Pjesëmarrësit patën mundësinë të shihnin nga afër produktet inovative dhe proceset unike që ndjek Orani Malersysteme AG për të garantuar cilësi dhe efikasitet. Ambientet e dizajnuara të showroom-i me kujdes dhe teknologjitë e përparuara bënë përshtypje të forta te të pranishmit, duke nxjerrë në pah standardet e larta të cilësisë së ngjyrave që kompania përfaqëson.
Pas vizitës në të gjitha kthinat e kompanisë, të ftuarit u mblodhën për një drekë të përbashkët, ku diskutimet u zhvilluan në një atmosferë të relaksuar dhe miqësore. Dreka shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për rrjetëzim, ku profesionistë nga sektorë të ndryshëm ndanë përvoja dhe ide për projekte të mundshme bashkëpunimi.
“Është gjithmonë një kënaqësi të kemi në kompani njerëz të pasionuar për zhvillimin e përbashkët të industrisë së ndërtimit. Kjo ngjarje na dha mundësinë të forcojmë lidhjet dhe të krijojmë ide të reja për të ardhmen”, tha Sokol Orani.
Pjesëmarrësit shprehën kënaqësinë e tyre për organizimin dhe përmbajtjen e eventit, duke theksuar se kjo ngjarje i ndihmoi të zgjerojnë rrjetin e tyre profesional dhe të marrin njohuri të reja për teknologjitë më të fundit të industrisë në përpunimin e ngjyrave. Atmosfera pozitive dhe interaksionet frytdhënëse e bënë këtë ngjarje për të hapur rrugën për bashkëpunime të reja dhe për diskutime të vazhdueshme për zhvillimin e përbashkët të tregut.
swissalbs është një organizatë jofitimprurëse me seli në Cyrih. Si një komunitet interesash, swissalbs promovon frymën sipërmarrëse të zviceranëve me origjinë shqiptare, ofron një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe nderon arritje të jashtëzakonshme në shoqëri, biznes, kulturë, arsim dhe politikë.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme














