Bota
“Bota është kundër Brexit-it pa marrëveshje”
“E gjithë bota” do që Mbretëria e Bashkuar të dalë me marrëveshje nga Bashkimi Evropian, tha kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Në një konferencë për media në Londër, së bashku me kryeministren britanike, Theresa May, Abe shprehu mbështetjen e tij “të plotë” për marrëveshjen për Brexit.
Marrëveshja është negociuar nga May dhe do të votohet në Parlamentin britanik të martën.
May tha se largimi nga BE-ja, apo Brexit-i, ka ofruar “një mundësi të paparë” për vendet që t’i forcojnë marrëdhëniet, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
May dhe Abe u zotuan se Britania dhe Japonia do të lidhin marrëveshje tregtare pas Brexit-it, si dhe do të rrisin investimet.
“Është dëshirë e madhe e Japonisë që ta zhvillojë më tej këtë partneritet me Mbretërinë e Bashkuar, të investojë më shumë në vendin tuaj dhe të gëzojë rritje të mëtejshme ekonomike me Mbretërinë e Bashkuar. Andaj, shpresojmë se Brexit-i pa marrëveshje do të shmanget dhe këtë, në fakt, e dëshiron gjithë bota”, tha Abe.
May e ka arritur marrëveshjen për Brexit me Bashkimin Evropian në muajin nëntor.
Marrëveshja kundërshtohet edhe nga deputetë të partisë së saj, edhe nga ata të opozitës, të cilët thonë se ajo nuk e mbron mjaftueshëm Britaninë ose ruan lidhje tepër të afërta me BE-në, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Votimi në Parlamentin britanik është anuluar muajin e kaluar nga vetë May, e cila ka pranuar se plani i saj nuk ka mbështetje.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












