Shkurt.ch
Bota, me 9.6 miliardë banorë në 2050-ën
Popullsia është duke u rritur me shpejtësi, sidomos në vendet në zhvillim. Një rritje relativisht e vogël pritet në Zvicër, ndërsa Evropa do të zvogëlohet, thuhet në një raport të OKB-së
Njerëzimin tashmë mund ta llogarisim tetë miliardë pas 12 vjetëve. Ndërsa Evropa është duke u zvogëluar. Kështu thotë raporti më i ri i OKB-së.
Nigeria sot numëron 160 milionë banorë, ndërsa mund të dyfishohet me popullsi deri në mesin e shekullit. Edhe SHBA -ja po përballet me pasoja dramatike sociale. Njerëzimi kishte numëruar edhe një tjetër miliard në vjeshtë të vitit 2011, të shtatin.
Sipas projeksionit të OKB-së, mund të pritet një rritje e popullsisë në rreth 8.1 miliardë në vitin 2025, ndërsa në 9.6 miliardë njerëz deri në vitin 2050.
Deri në fund të shekullit do të ketë 10.9 miliardë. Me 14 për qind nga ana tjetër do të zvogëlohet Evropa deri në fund të shekullit. Nga 742 milionë, kontinenti i Evropës do të numërojë 639 milionë banorë.
Numri i afrikanëve pothuajse do të katërfishohet në 2100-ën, nga 1.1 miliard sa janë sot, në 4.2 miliardë.
Popullsia është ende në rritje për një arsye tjetër, njerëzit jetojnë më gjatë. Në pesëdhjetë vjetët e fundit jetëgjatësia është rritur nga 47 në 69.
Deri në vitin 2050 jetëgjatësia pritet të arrijë nga 76 vjet deri 89 vjet në vendet e zhvilluara. Në të njëjtën kohë do të vazhdojë të jetë 81 vjet edhe në vende të botës së tretë – që llogaritet një rritje dramatike.
Në 15 vjetët e ardhshëm India do ta arrijë Kinën si vendi më i populluar me rreth 1.45 miliardë njerëz.
Megjithatë, numri i banorëve pritet të bie në dy vendet: në Indi nga 1.6 në 1.5 miliardë deri në vitin 2100. Kina në të njëjtën kohë do të ketë vetëm 1.1 miliard banorë.
Jo domosdoshmërisht atëherë Kina është vendi i dytë më i madh në botë. Sepse kinezët do ta kenë në konkurrencë Afrikën edhe Nigerinë që mund të tejkalojë miliardëshin.
Zvicra, vetëm me tetë milionë banorë
Në Zvicër, në bazë të parashikimeve të këtij shekulli pritet një rritje relativisht e vogël e popullsisë. Në vitin 2030 Zvicra do të numërojë 8.094.000 banorë. Më pas, numri i njerëzve në Zvicër do të zvogëlohet deri në 2.100-ën në 7.25 milionë banorë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













