Lajme
Bota po rrezikohet nga mungesat ushqimore
Masa urgjente për zhbllokimin e porteve, në mënyrë që t’i jepet fund bllokadës ruse ndaj eksporteve të grurit ukrainas. Kjo ishte thirrja e presidentit ukrainas, Volodimir Zelenensky, pas takimi me kreun e Këshillit Europian, Charles Mishel, i cili vizitoi Odesën, një port i madh në Detin e Zi për eksportin e prodhimeve bujqësore.
Zelensky tha se kishin diskutuar për ndërmarrjen e hapave urgjentë për të parandaluar një krizë globale ushqimore, të shkaktuar nga veprimet agresive të Rusisë.
“Për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Odesa nuk ka lëvizje të zakonshme të mallrave, apo punës në port. Pa eksportet tona bujqësore, dhjetëra vende në pjesë të ndryshme të botës po vuajnë mungesa ushqimore. Me kalimin e kohës situata mund të bëhet e tmerrshme. Është pasojë direkte e agresionit rus që mund të tejkalohet vetëm duke vepruar së bashku…duke shtuar presionin ndaj Rusisë dhe duke e detyruar të ndalë këtë luftë të turpshme”, u shpreh Zelensky, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Para luftës, Ukraina eksportonte 4.5 milionë tonë prodhime bujqësore në muaj përmes porteve të saj, ndër të cilat 12 për qind të grurit botërore, 15 për qind të misrit dhe 50 për qind të vajit të lulediellit.
Por lufta ruse e ka reduktuar drastikisht kapacitetin eksportues; infrastruktura ukrainase është shkatërruar dhe porti kryesor i Odesës mbetet i bllokuar.
Ekonomia ukrainase pritet të tkurret me gati 1/3 gjatë këtij viti, sipas vlerësimeve të Bankës Europiane të Zhvillimit. Parashikimi është më i zymtë se ai që banka bëri në mars, kur vlerësoi një rënie prej 20 për qind.
Megjithatë ekspertët presin një hov prej 25 për qind në 2023-tën, ndërsa për Rusinë parashikojnë tkurrje me 10 për qind. Në mesazhin e tij të fundit Zelensky falënderoi Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti Jo Biden riaktivizoi një ligj të epokës së luftës, që do të lehtësojë dërgimin e armëve në Ukrainë nga SHBA-ja dhe aleatët europianë.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












