Kosova
BQK: Në Kosovë pritet një rritje ekonomike prej 3.9 për qind
Banka Qendrore e Kosovës vlerëson se në vitin 2024 do të ketë një rritje ekonomike prej 3.9 për qind, si rezultat i rritjes së të ardhurave reale të disponueshme, për shkak të rënies së inflacionit dhe rritjes së burimeve të tjera të financimit, përcjell albinfo.ch.
BQK njofton se në TM1 2024 se është shënuar ngadalësim i rritjes (3.3 për qind), si pasojë e vlerësimeve për rënie të eksportit të mallrave si dhe rritjes së importit të mallrave dhe shërbimeve, përderisa investimet e përgjithshme, konsumi, si dhe eksporti i shërbimeve vlerësohet se ndikuan pozitivisht rritjen e BPV-së.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia e Kosovës vazhdon të performojë mirë, përkundër një mjedisi sfidues. “Rritja reale e PBB-së u moderua në 3.3 për qind në vitin 2023, mes kërkesës së jashtme të ndrydhur dhe parashikohet të përshpejtohet në 3.8 për qind në vitin 2024, e nxitur nga kërkesa e brendshme. Inflacioni është ngadalësuar ndjeshëm, duke arritur në 2 për qind nga viti në vit në tremujorin e parë të 2024-ës“, vlerëson FMN.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











