Integrimi
Britani: Takohen profesionistët dhe studentët shqiptarë
Me qëllim të rritjes dhe bashkëpunimit mes profesionistëve, sipërmarrësve dhe studentëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, Rrjeti i Profesionistëve Shqiptarë në Britani (UKAP) ka mbajtur takimin e radhës, përcjell albinfo.ch.
“UKAP zhvilloi dje eventin ‘UKAP Summer Networking’. Falënderojmë të gjithë profesionistët, sipërmarresit dhe studentët shqiptarë që ishin të pranishëm dhe krijuan një atmosferë shumë të këndshme dhe të frytshme networking. Organizatorët mbajtën fjalën hyrëse dhe takimi u zhvillua në një format të lirë, ku pjesëmarrësit u takuan për të krijuar kontakte të reja profesionale, për të ndarë eksperienca, histori suksesi, sfida dhe këshilla karriere”, thuhet në njoftim.
Ky është takimi i dytë i organizuar këtë vit, nga katër takime të tilla që mbahen nga UKAP në vit. Takimi i radhes ‘Autumn networking’ do të mbahet në muajin shtator.

Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit Kohëzgjatje e shtuar e konsultimeve, gabime, dublikime apo edhe mashtrime: çdo vit, profesionistët e shëndetit kërkojnë... -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden













