Kosova
Britani: Prekja e kufijve, opsion i rrezikshëm
Për Kosovën është diskutuar sot në Parlamentin Britanik.
Aty, ndër të tjera, është folur edhe për ndryshimin e kufijve në Ballkan.
Ministri për Evropë, Sir Alan Duncan, ka thënë se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të bazohej në ndryshimin e kufijve, do të rrezikonte stabilitetin mes dy vendeve, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch.
“Arritja e marrëveshjes e bazuar në ndryshimin e kufijve, rrezikon stabilitetin në Kosovë-Serbi dhe rrezikon të vendosë precedent që mund të shfrytëzohet nga palët e treta në rajon dhe më tej”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka folur edhe për krijimin e Delegacionit shtetëror të Kosovës në bisedime me Serbinë, gjithashtu duke kërkuar që palët të respektojnë të drejtat reciproke demokratike.
Duke folur për gjendjen aktuale mes dy vendeve, Duncan tha se Kosova dhe Serbia duhet të ulin tensionet dhe t’i rikthehen tavolinës së bisedimeve.
E-Diaspora
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri do të organizojë simpoziumin e radhës shkencor Shoqata fton të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për komunitetin... -
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës -
Samiti i Diasporës Shqiptare merr vëmendje globale: Mesazh nga ‘Times Square’ për lidhjen me atdheun -
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sot fillon Samiti i Katërt i Diasporës Nga dita e sotme deri më 15 prill 2026, Tirana kthehet në qendrën e shqiptarëve nga... -
Të rinjtë rekrutohen përmes Snapchat për të vjedhur makina luksoze në Zvicër -
Zvicra po bëhet gjithnjë më e dendur, ndërsa Evropa po zbrazet -
Dy priftërinj nga Dioqeza e Bazelit pezullohen për dyshime për abuzim seksual -
Regjimi kubanez përfiton miliona nga duhanpirësit e purove në Zvicër












