Lajme
Britania, me numrin më të lartë të të papunëve që nga viti 1996
Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 35,341, një rritje prej 545 viktimave në 24 orët e fundit, ka thënë Ministri për Shëndetësi, George Eustice.
Numri i personave që kanë pretenduar se kanë mbetur pa punë dhe kanë kërkuar përfitime nga shteti ka arritur në nivelin më të lartë në 24 vjetët e fundit, teksa pandemia me këtë virus pritet të dëmtojë edhe më shumë bizneset në muajt vijues.
Numri i të papunëve është rritur për 856,500 – njëherësh rritja më e madhe brenda një muaji – në 2.1 milionë, apo një rritje prej 69 për qind në krahasim me të dhënat e muajit mars.
Kjo shifër është krahasuar me ato të papunësisë më 1996, kur ekonomia e Britanisë ka qenë duke dalë nga kriza e një recesioni të thellë, të shkaktuar nga dështimi për të qëndruar në Mekanizmin Evropian për Shkëmbim të Ratave.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i të infektuarve me koronavirus në territorin britanik ka arritur në 247,709.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj














