Kosova
Britania financon kamera e dronë për kufirin Kosovë-Shqipëri për parandalim të emigrimit të paligjshëm
Në kufirin Shqipëri-Kosovë është instaluar një rrjet i sofistikuar kamerash të financuara nga Britania e Madhe. Siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për një investim prej 1.6 milionë paundësh me synim për të luftuar emigrimin e paligjshëm dhe bandat kriminale.
Mes pajisjeve të reja përfshihet një flotë dronësh dhe kamera njohëse të targave për t’u krijuar mundësinë sistemeve shqiptare që të pikasin automjetet britanike që mund të përdoren nga bandat kriminale.
“Dronët e rinj do t’i lejojnë autoritetet të gjurmojnë emigrantët që përpiqen të kalojnë nëpër rajon përmes zonave malore të Shqipërisë, të cilat përndryshe janë të vështira për t’u kontrolluar. Kamerat e automjeteve do të ndihmojnë policinë britanike dhe shqiptare të bashkëpunojnë më ngushtë, duke kërkuar më shpejt të dhënat dhe duke shkëmbyer informacione kur një makinë dyshohet se është përfshirë në kontrabandë njerëzish ose sjellje të tjera kriminale,” thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.
Vendin e vizitoi së fundmi Ministri Michael Tomlinson, i cili pa nga afër teknologjinë e re dhe mënyrat e tjera “me të cilat vendi po lufton bandat që trafikojnë njerëz.”
Qeveria britanike bën po ashtu të ditur se kanë nisur tashmë ndalimet e para në kuadër të fluturimeve që do të bëhen drejt Ruandës, për 7 deri në 9 javë.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve












