Lajme
Britania kërkon punëtorë, lehtëson dhënien e vizave
Lajm i mirë për shqiptarët
Referuar informacioneve të fundit, Britania ka vendosur të lehtësojë marrjen e vizave të punës për punonjësit e ndërtimit, në specialitete si murator, ndërtues çatish, shtrues pllakash, suvatues dhe marangoz, përcjell albinfo.ch.
Britania ka nevojë urgjente për këto kategori pas Brexi-t dhe pandemisë, ku një e treta e punëtorëve të ndërtimit nga vendet e Evropës Lindore, kryesisht janë larguar nga Britania që nga viti 2017.
Për këto role, rekrutët e rinj mund të paguhen me 80% të çmimit për këto kategori punësh dhe sërish mund të kualifikohen për marrjen e vizës britanike të punës. Ata do përfitojnë edhe nga tarifa me ulëta për pagimin e vizave. Këtyre punëtorëve u duhet të gjejnë një punëdhënës dhe të plotësojnë edhe kriterin e gjuhës angleze, siç parashihet nga sistemi post Brexit.
Ky lajm përbën një mundësi të artë për shumë ndërtues shqiptarë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të BE-së ku punojnë, pasi norma e fitimit në Britani për të njëjtën punë është dy-trefish më e lartë në ditë sesa në Greqi apo Itali.
Ka shumë shqiptarë në Britani, që kanë kompanitë e tyre të ndërtimit që mund të aplikojnë për ndërtues shqiptar kudo që jetojnë. Ky lajm përbën edhe një mundësi po aq të mirë që shteti shqiptar të kërkojë dhe negociojë me autoritetet britanike për punësim legal të shqiptarëve përkundrejt ardhjeve në mënyra të paligjshme të shqiptareve me gomone përmes La Manshit, bashkë me ngjyrimet negative për këto kalime ilegale për shqiptarët. Kjo po ashtu do t’i pakësonte krimit të organizuar hapësirat për trafikimin e qenieve njerëzore.
Britania ka nevoje për afro 2 milionë vende vakante pune në ndërtim apo industrinë e turizmit dhe në vjeshtë lista e profesioneve ku ka mungesa për krah pune, pritet të rishikohet dhe zgjerohet më shumë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka ripostuar një mesazh të Kryeministrit shqiptar Edi Rama në rrjetet... -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA
Jeta në Zvicër
-
Teleferikët në Fribourg tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë gjatë verës Teleferikët në rajonin e Fribourg po njohin një rritje të ndjeshme të interesit, veçanërisht gjatë sezonit... -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para











