Lajme
Britania miratoi vaksinën “Moderna”
Sot (e premte), rregullatori shëndetësor në Mbretëri të Bashkuar miratoi për përdorim vaksinën kundër kornavirusit të kompanisë Moderna, tha Ministria e Shëndetësisë, përcjell albinfo.ch.
Ministria britanike e Shëndetësisë tha se tashmë janë pajtuar me këtë kompani amerikane që të blejnë edhe dhjetë milionë doza shtesë të vaksinës dhe pret që në pranverë të nisin vaksinimet me vaksinën e Modernas.
Po ashtu, me miratimin e vaksinës së kompanisë Moderna, në Britani tashmë janë tri vaksina të miratuara, ajo e kompanive Pfizer/BioNTech si dhe e Universitetit të Oxfordit dhe Astrazenecas, që tashmë kanë nisur të administrohen.
Në total, Britania ka siguraru 17 milionë doza të kompanisë Moderna dhe dozat e para pritet të vijnë në pranverë.
“Ne tashmë kemi vaksinuar pothuajse 1,5 milion qytetarë në mbarë Mbretërinë e Bashkur dhe vaksina e Modernas do të na mundësojnë që ta përshpejtojmë fushatën tonë të vaksinimit edhe më shumë, kur të na arrijnë dozat e para në pranverë”, tha ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.
Vaksina e kompanisë Moderna thuhet se është 94 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Kjo vaksinë tashmë është miratuar për përdorim nga rregullatorët në Shtetet e Bashkuara, Kanadasë dhe Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











