Lajme
Zvicra i jep dritën jeshile vaksinës Moderna për fëmijet 6-11 vjeç
Rregullatori mjekësor zviceran Swissmedic ka miratuar vaksinën Spikevax Covid-19 të Moderna-s për përdorim nga fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç, transmeton albinfo.ch.
Miratimi është për serinë me dy doza të vaksinës prej 50 mikrogramë për dozë, shtoi Moderna. Këto administrohen në një interval prej katër javësh, tha Swissmedic të premten. Studimi kryesor te fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç zbuloi se përgjigjja imune e shkaktuar nga vaksina kundër virusit SARS-CoV-2 është e krahasueshme me atë te të rriturit e rinj, tha Rregullatori. Rreth 69% e popullsisë zvicerane ka marrë dy doza të vaksinës.
Autoritetet shëndetësore zvicerane rekomandojnë shtrirjen e vaksinave kundër Covid për fëmijët e moshës nga pesë deri në 11 vjeç. Kjo u prezantua nga janari 2022. Rreth 6% e moshave 5-11 vjeç janë vaksinuar dy herë kundër Covid-19, ndërsa 8% kanë marrë një dozë të vetme, raportoi Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH), më 9 maj, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













