Kosova
Britania pritet të kthejë 50 të burgosur shqiptarë
Do të vuajnë dënimin e mbetur në Shqipëri
50 të burgosur do të transferohen nga burgjet britanike në ato shqiptare, si pjesë e marrëveshjes së re. Daily Mail raporton se personat në fjalë kanë dalë vullnetarë për t’u larguar nga shteti britanik. Dhjetë personat e parë pritet të deportohen me avion çarter gjatë javëve të para të janarit, raporton Daily Mail.
Të gjithë të burgosurit që do të depërtohen do të vuajnë dënimin e plotë të vendosur nga gjyqtarët e Mbretërisë së Bashkuar. Tabloidi britanik citon një burim pranë Ministrisë së Drejtësisë shqiptare, i cili shprehet se kanë arritur një pakt për të kryer transferimet e para në burgje, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi kapacitete të kufizuara në burgjet tona. Por, për të treguar se jemi gati të përmbushim detyrimet tona ndaj Britanisë së Madhe, ne kemi rënë dakord të presim 50 shqiptarë që kanë shprehur gatishmërinë për t’u kthyer”, shtoi burimi.
Megjithëse grupi i parë i të dënuarve ka rënë dakord të kthehen në atdhe, marrëveshja Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar thekson se të burgosurit mund të transferohen në të ardhmen pa pëlqimin e tyre.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










