Ukraina
Britania, SHBA, Japonia dhe Kanadaja ndalojnë importet e arit nga Rusia
Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe Kanadaja do të udhëheqin vendet G7-së për të ndaluar importit të arit nga Rusia.
Eksportet e reja të arit rus nuk do të lejohen më të hyjnë në të katër vendet, pasi u zbatuan masa të reja të ashpra të krijuara për të rritur presionin mbi Kremlinin në mes të agresionit të tyre ushtarak në Ukrainë.
Ari është eksporti më i madh jo-energjetik i Rusisë, me vlerë 15 miliardë euro për ekonominë e vendit.
Kufizimet e importit në Britaninë e Madhe tani do të zbatohen për mbi 16 miliardë euro eksporte ruse.
“Masat që kemi shpallur do të godet drejtpërdrejt oligarkët rusë dhe do të godasin në zemër makinerinë luftarake të Vladimir Putinit. Ai po shpërdoron burimet e tij për këtë luftë të pakuptimtë dhe barbare. Putin po financon egon e tij në kurriz të popullit ukrainas dhe rus. Ne duhet t’i japim vuajtje regjimit të Putinit. Britania e Madhe dhe aleatët tanë po bëjnë pikërisht këtë”, tha kryeministri britanik Boris Johnson duke folur për masat e reja.
Kufizimi do të hyjë në fuqi së shpejti dhe do të zbatohet për arin e sapo nxjerrë ose të rafinuar. Kjo nuk do të ndikojë në arin me origjinë ruse që është eksportuar më parë nga vendi.
E-Diaspora
-
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe Ritet dhe vallet tradicionale të arbëreshëve, të mbajtura të martën pas Pashkëve, u cilësuan si lidhje... -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë











