Ukraina
Britania thotë se raketat që do t’i japë Ukrainës, do të rrisin aftësitë ushtarake të saj
Qeveria britanike tha të hënën se sistemet e raketave me mbushje të shumëfishta, që po i ofron Ukrainës do të rrisin në mënyrë të konsiderueshme aftësitë e vendit për t’i bërë ballë agresionit rus.
“Nëse komuniteti ndërkombëtar vazhdon mbështetjen ndaj Ukrainës, unë besoj se ajo mund ta fitojë luftën e saj kundër Rusisë”, tha me anë të një deklarate Sekretari Britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.
Qeveria britanike tha se sistemi i armëve M270 mund të godasë objektivat deri në 80 kilometra larg “me saktësi të plotë”.
Britania premtoi javën e kaluar se do të dërgonte sistemet, por nuk ka dhënë detaje për datat e dërgimit të tyre.
Shtetet e Bashkuara njoftuan javën e kaluar planet për të ofruar 700 milionë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën, përfshirë katër sisteme raketash me precizion të lartë dhe me rreze të mesme, si dhe helikopterë, sisteme antitank Javelin, radarë, automjete taktike dhe të tjera.
Uashingtoni dhe Londra shpresojnë që këto armë të reja do të ndihmojnë Ukrainën të zmbrapsë forcat ruse në rajonin lindor të Donbasit, të cilin Rusia po përpiqet ta marrë plotësisht nën kontroll.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, reagoi të hënën duke paralajmëruar Perëndimin se nëse i dërgon Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi, Moska do të përgjigjet duke marrë nën kontroll zona më të mëdha të vendit.
Duke folur gjatë një konference për shtyp, zoti Lavrov tha se “sa më e gjatë të jetë rrezja e veprimit e armëve që dërgoni, aq më larg do të shtyhet vija nga ku neonazistët mund të kërcënojnë Federatën Ruse”.
Moska thotë se po lufton kundër neo-nazistëve në Ukrainë – një pretendim i rremë, i hedhur poshtë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili është hebre dhe ka pasur të afërm që kanë humbur jetën në Holokaust./VOA
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane












