Shqipëria
Britanikët vlerësojnë Tiranën si qytetin më të lirë në Evropë
Tirana rezulton se është qyteti evropian më i lirë për të kaluar një pushim të shkurtër. Këtë e thotë Barometri 2021 i Postës Britanike që ka renditur koston për qytetet më të lira dhe më të shtrenjta në Evropë.
Sektori për udhëtimet dhe paratë në Postën Britanike ka analizuar çmimet për 40 qytete të ndryshme në Evropë për Barometrin e saj vjetor mbi koston e qyteteve.
Në kërkim thuhet se në Tiranë një filxhan kafe kushton vetëm 0.61 paund dhe akomodimi për një fundjavë në një hotel me tre yje kushton 61 paund.
Si qytet i dytë më pak i kushtueshëm renditet Katovica në Poloni, ndjekur nga Vilnus në Lituani, Lisbona në Portugali dhe Riga në Letoni.
Në listën e çmimeve për Tiranën thuhet se një shishe birrë nga prodhuesit lokalë në bare kushton rreth 1.85 paund. Po aq vlerësohet dhe çmimi për një gotë verë. Një fakt, dreka për dy persona bashkë me verë thuhet se kushton 38 paund.
Our city costs barometer is out!
Which city do you think came in at the best value? ??
— Post Office (@PostOffice) September 18, 2021
Në koston totale, ku janë përfshirë turne në qytet si dhe vizita në vendet më tërheqëse, si muze dhe galeri, zyra e Postës Britanike vlerëson se për dy persona nevojiten 71.41 paund. Këtu nuk është përfshirë akomodimi për dy net në një hotel me tre yje që në Tiranë, ku thuhet se kushton 61 paund.
Në total për të kaluar një fundjavë në Tiranë një çif,ti, sipas Postës Britanike, do t’i duhen 132.41 paund. Ndërsa për qytetin e dytë më të lirë, Katovicën do të duheshin 164.13 paund.
Sa u takon qyteteve më të shtrenjta për të kaluar dy ditë pushime vlerësohen Oslo e Norvegjisë, Stokholmi i Suedisë dhe Belfasti i Irlandës së Veriut./Euronews.al
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë













