Kosova
Lajçak: Gjithçka është gati, shpresoj që Kurti e Vuçiq do të vijnë me vizion dhe kurajë politike
Emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, ka thënë se javën e fundit ua ka kushtuar përgatitjeve të thella për takimin që do të mbahet sot mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Përmes një shkrimi në Facebook, Lajcak tha se gjithçka është gati për këtë takim.
“Me takimin e nivelit të lartë të Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që mbahet nesër, javën e fundit ua kam kushtuar përgatitjeve të thella. Kam vizituar Kosovën dhe Serbinë për të diskutuar qëllimin e këtij takimi – të shqyrtohen të arriturat dhe të planifikohen hapat e ardhshëm, veçanërisht në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, shkroi Lajçak të martën mbrëma.
Tutje, emisari special shpreson që Kurti dhe Vuçiq, në takimin e sotëm do të shkojnë me vizion të qartë dhe kurajë politike.
“Bisedat tona ishin të hapura, të sinqerta dhe të rëndësishme për procesin e normalizimit. Unë gjithashtu bëra një ndalesë të shpejtë në Greqi për të diskutuar perspektivën e pranimit të Ballkanit Perëndimor në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë.
Gjithçka është vendosur për nesër dhe ne shpresojmë që të dy liderët të vijnë me vizionin dhe guximin politik të nevojshëm për t’i sjellë Kosovën dhe Serbinë më afër të ardhmes së tyre evropiane”, shkroi Lajçak.
Gjatë ditës së sotme, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve, Kurti e Vuçqiq do të përballen në Bruksel për herë të parë pas më shumë se nëntë muajsh, me një rund të ri bisedimesh.
Qeveria e Kosovës ka thënë se fokusi i këtij takimi “do të jetë zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, Aneksi për zbatimin e saj dhe rruga përpara”.
Ky do të jetë takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiqit në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, pas ngjarjeve në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – më 24 shtator të vitit të kaluar, kur një grup i armatosur serb sulmoi policinë e Kosovës dhe vrau një polic.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të mërkurën në Bruksel do të shkojë për të parë se në çfarë gjendje ndodhet Kosova në kuadër të dialogut, ndërsa nuk është shumë optimist për arritjen e ndonjë rezultati.
“Nesër në mëngjes do të udhëtoj në Bruksel. Nuk kemi pasur një takim të lartë që një vit. Gati tre vjet janë bërë nga takimi i fundit. Takimi i nesër do të jetë në funksion të rekapitullimit të këtij procesi trevjeçar, të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si duhet të ecim përpara. Prej këtu kanë filluar problemet. Marrëveshja bazike e bënë normalizimin e raporteve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, me njohje de fakto. Kjo është zgjidhja më e mirë, e cila nuk është realizuar deri më sot”, ka thënë Kurti të martën.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












