Lajme
Brukseli ndal projektin e Vuçiqit dhe Orbanit
Bëhet e ditur se Evropa ka bllokuar projektin e madh të Serbisë dhe Hungarisë, hekurudhën që lidh Beogradin dhe Budapestin, ka shkruar mediumi serb “Nova”. Kjo temë ka qarkulluar qe një kohë të gjatë në Hungari, ndërsa tani raportohet se hekurudha moderne që niset nga Beogradi drejt veriut – mund të ndalet në Vojvodinë.
Referuar raportimeve në Hungari, problemet kanë ekzistuar që nga vjeshta e 2023-ës, kur u kuptua se kontraktorët kinezë nuk mund ta ndërtojnë hekurudhën sipas standardeve evropiane. Në shkurt u raportua se edhe punimet afër Budapestit janë pezulluar.
Siç shkruan mediumi serb, punime të shumta janë zhvilluar nga projekti i madh i iniciuar prej presidentëve Aleksandar Vuçiq dhe Viktor Orban, por se realizimi i udhëtimeve prej dy orë e gjysmë nuk duket se do të bëhet realitet së shpejti.
Telashet janë thelluar, sipas raportimeve, kur kinezët kanë refuzuar ndihmën e kompanive gjermane.
Autoritetet hungareze nuk kanë komentuar për telashet në punime. Është raportuar se mund të ketë vazhdim të punimeve për ta lidhur Hungarinë me Serbinë, por se ajo s’do të lidhej me rrjetin evropian. Për shkak të kësaj, Bashkimi Evropian mund t’i kthehet rrugës nëpërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë.
Në dhjetor të vitit të shkuar, Vuçiqi vizitoi punimet në Serbi, duke thënë se hekurudha për Budapest do të kompletohet më 2026.
Projekti ka nisur më 2014 dhe ka kushtuar rreth dy miliardë euro. Gjatësia e hekurudhës është rreth 350 kilometra, 184 në Serbi e 166 në Hungari.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva, një nga qendrat botërore të industrisë së aromave dhe shijeve Përveç diplomacisë dhe orëve luksoze, ky kanton zviceran mban një rol kyç në krijimin e përbërësve... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë?












