Integrimi
Bujari duhet të lëshojë Gjermaninë
Gjykata Administrative në Schleswig e ka hedhur përfundimisht poshtë kërkesën për azil të futbollistit 27 vjeçar
Futbollistët dhe stafi i klubit futbollistik TSV Lensahn kanë bërë gjithçka që ka qenë e mundur për t`i siguruar qëndrimin bashkëlojtarit të talentuar, Bujarit. Por, mundi ka shkuar kot!
Gjykata Administrative në Schleswig e ka hedhur përfundimisht poshtë kërkesën për azil të futbollistit 27 vjeçar, shkruan nrd.de. Si arsyetim për refuzimin e azilit, gjykata ka përmendur se Bujari nuk ka i ka bërë të besueshme shkaqet që e kanë shtyrë për të kërkuar azil n ë Gjermani, transmeton albinfo.ch.
I riu kosovar kishte kërkuar azil para dy vitesh në qarkun Ostholstein, me arsyetimin se, sipas tij, në Kosovë kërcënohej nga hakmarrja. Për t`ia mundësuar qëndrimin në Gjermani, bashkëlojtarët e tij nga klubi TSV Lensahn kishin iniciuar aksionin “Bujar muss bleiben” (Bujari duhet të mbetet këtu).
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












