Lajme
“Bukë, kripë e zemër të bardhë”, me yllin shqiptar të kuzhinës, Bledar Kola
Thënia e vjetër nga veriu i Shqipërisë është udhërrëfyesi i mbrëmjes, ku bashkorganizatore është dhe konsullja shqiptare e nderit në Hessen, Jonela Hoxhaj
FRANKFURTER NEUE KÜCHE, një program i veçantë i restorantit të njohur MARGARETE në Frankfurt, mban më 14 tetor një eveniment me yllin shqiptar të kuzhinës, Bledar Kola dhe me bashkorganizatore konsullen shqiptare të nderit në Hessen, Jonela Hoxhaj.
“Bukë, kripë e zemër të bardhë”, është motoja e mbrëmjes, e cila i referohet thënies së njohur shqiptare që shenjon mikpritjen unike të shqiptarëve.
“Mysafiri është gjithmonë i mirëpritur dhe me të ndahet ajo që keni, edhe kur ushqimi është i pakët.`Një thënie e vjetër nga veriu i Shqipërisë është udhërrëfyesi i kësaj mbrëmjeje. Në këtë rast nuk mungon ushqimi, por në të njëjtën frymë mikpritjeje ju ftojmë përzemërsisht të merrni pjesë në këtë mbrëmje në restorantin Margarete`, thuhet në ftesën e organizatorit të mbrëmjes.
Jonela Hoxhaj si bashkorganizatore e FRANKFURTER NEUE KÜCHE, në funksionin e saj si konsulle nderi shqiptar në Hessen, ka ndërthurur pikat e forta kulturore të të dy vendeve, duke ngritur kështu një urë lidhëse midis Gjermanisë dhe Shqipërisë, transmeton albinfo.ch.
Me rastin e kësaj mbrëmjeje ajo ka ftuar në MARGARETE yllin shqiptar të kuzhinës, njëherësh mbështetës i lëvizjes “slow food”, Bledar Kola.
Nga e gjithë kjo mund të pritet një përzierje e ndikimeve mesdhetare dhe orientale, që krijon një përvojë të re me shije emocionuese dhe komplekse.
Një mbrëmje në të cilën kuzhina shqiptare merr jetë dhe fokusi qëndron tek zbulimi apo rizbulimi i traditës së kuzhinës.
Data dhe ora: E premte, 14.10.2022, ora 19:00
Vendi: Margarete Braubachstrasse 18 60311 Frankfurt am Main, Gjermani
Për informata më të hollësishme dhe sigurim të biletave:
frankfurterneuekueche.de
https://www.instagram.com/frankfurterneuekueche/
https://m.facebook.com/profile.php?id=100075986803297&ref=page_internal
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në












