Lajme
Kosovari arrestohet duke hyrë në Gjermani, 17 vjet pas vuajtjes së gjysmës së dënimit
Kur policia Federale ia vuri në dukje këtë fakt në momentin e hyrjes në Gjermani, ai u shpreh i befasuar sepse avokati i tij i kishte thënë se ndalimi i hyrjes ishte hequr
Një 52-vjeçar, shtteas i Kosovës, është arrestuar nga Policia Federale kur ishte duke hyrë në aeroportin e Shtutgartit, transmeton albinmfo.ch. Arrestimi është bërë për shkak se ndaj tij kishte një urdhër arresti prej 17-vitesh.
Ai, në vitin 2000 ishte dënuar me njëmbëdhjetë vjet burg për vrasje nga pakujdesia, ka sqaruar të premten një zëdhënëse e Policisë Federale.
Në gjysmën e mbajtjes së burgut, pra, në vitin 2005, kosovari, atëbotë 35-vjeçar qe deportuar në vendin e tij, shkruan DPA.de.
Me atë rast ishte rënë dakord që, në rast të rihyrjes në Gjermani, duhej të vazhdohej mbajtja e pjesës së mbetur të burgut.
Kur policia Federale ia vuri në dukje këtë fakt në momentin e hyrjes në Gjermani, ai u shpreh i befasuar sepse avokati i tij i kishte thënë se ndalimi i hyrjes ishte hequr, përcjell albinfo.ch. Sipas Policisë Federale, kështu është sa i përket ligjit të imigracionit. Por urdhrat e arrestit të shqiptuara nga organet e rendit vazhdojnë të jenë të vlefshëm.
Pas konsultimit me prokurorinë publike të Heilbronn-it, është ekzekutuar urdhri i arrestit, gjegjësisht kosovari u dërgua në një institucion korrektues.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën