Lajme
Aksident i rëndë në Gjermani: Raportohet për dy viktima, vajza nga Kosova
Media lokale në Kosovë raportuan se dy vajzat (E.Z. 24 vjecare dhe A.Z 18-vjeçare) janë nga Topanica e Kamenicës
Në autostradën A5 pranë Appenweier, të shtunën në mesditë ka ndodhur një aksident i rëndë. Sipas policisë, dy gra kanë humbur jetën, shkruan mediumi gjerman, Tagesschau.
Disa media lokale në Kosovë raportuan se dy vajzat (E.Z. 24 vjecare dhe A.Z 18-vjeçare) janë nga Topanica e Kamenicës.
Mediumi gjerman shkroi se një person i përfshirë është lënduar rëndë. Në aksidentin pasues të përplasjes nga pas, në të cilin u përfshinë gjithsej pesë makina, humbën jetën dy vajzat.
Shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë një ndryshim i pasuksesshëm i korsisë. Me shpejtësi të lartë, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Njëri nga të përfshirët është lënduar rëndë. Pesë automjete që po vinin pas nuk kanë arritur të frenojnë me kohë dhe kanë shkaktuar një aksident tjetër zinxhir.
Sipas të dhënave fillestare, pasagjerët e katër automjeteve nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa dy vajzat që ndodheshin në një veturë së bashku kanë vdekur në vendin e aksidentit, sipas policisë.
Autostrada A5 në zonën e daljeve të Appenweier në drejtim të Karlsruhe-s ka qenë e mbyllur plotësisht deri rreth orës 20:00 mbrëmë. Kryqi i Kuq Gjerman (DRK) u ka ofruar ujë shoferëve dhe pasagjerëve të bllokuar në kolonë për shkak të temperaturave të larta.
Shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë qenë në ndërhyrje me një numër të madh forcash. Policia rrugore e Baden-Badenit ka nisur hetimet për shkakun e saktë të aksidentit. Dëmi material vlerësohet në mbi 100.000 euro.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?












