Shëndetësi
Bulimia ose çrregullimi i marrjes së ushqimit
Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave me çrregullime të marrjes së ushqimit – Anorexia dhe Bulimia nervosa

Aspekti i përgjithshëm:
Çka është Anorexia Nervosa dhe Bulimia
Anorexia nervosa shfaqet kryesisht te të rinjtë në moshën e pubertetit dhe të adoleshencës më shumë te vajzat se te djemtë. Karakterizohet me marrje të pakët të ushqimit për kohë të gjatë dhe për rrjedhojë edhe me rënie ekstreme të peshës trupore deri buzë vdekjes ose deri në vdekje.
Bulimia nervosa, po ashtu shfaqet kryesisht të rinjtë në moshën e pubertetit dhe të adoleshencës më shumë te vajzat se te djemtë. Karakterizohet me marrje normale ose ndonjëherë edhe me marrje impulsive të tepruar të ushqimit dhe me vjelljen e tij menjëherë pas ngrënies, gjë që po ashtu shpie në rënie ekstreme të peshës trupore.
Në të dy rastet kemi të bëjmë çrregullime të marrjes së ushqimit me natyrë psikike të cilat mendohet se shkaktohen nga shumë faktor, duke filluar nga faktori gjenetik i trashëgimit e deri te faktorët rrethanor të cilët veprojnë brenda dhe jashtë familjes.
Si zhvillohet varësia – Në të dy rastet kemi të bëjmë me dëshirën e të rinjve për të pasur trup dhe pamje dhe bukuar të jashtme. Dëshira e tillë e tyre shoqërohet me frikën e rritjes së peshës dhe të trashjes. Për të mos iu ndodhur rritja e peshës ata edhe pse kanë peshë trupore normale marrin “masa paraprake” që ta parandalojnë ndodhjen e saj. Kështu, ata fillojnë të marrin më pak ushqim seç realisht kanë nevojë (te anoreksia), ose fillojnë që ushqimin të cilin e kanë marr aq sa kanë nevojë realisht, pas ngrënies ta vjellin atë (te bulimia). Këta të rinj vazhdimisht janë të koncentruar në trupin dhe pamjet e tyre të jashtme, të cilat përpiqen ti mbajnë në formën me të mirë të mundshme ose duke marr gjithnjë e më pak ushqim, ose duke e vjell ushqimin pas ngrënies vazhdimisht, ose duke i kombinuar te dy këto. Në të dy rastet kemi të bëjmë me një lloj „varësie të veçantë“ ndaj peshës dhe pamjes trupore. Një rol të veçantë, sidomos te vajzat anorektike luajnë pamjet trupore të artisteve të njohura të fillimit dhe të këngëtareve, të cilave ato përpiqen tu ngjasojnë sa më shumë me pamjet trupore të tyre.
Të shumtën e herëve anoreksia dhe bulimia janë çrregullime të cilat paraqiten në mënyrë alternative te i njëjti person i cili është herë anorektik e herë bulimik. Te dy këto çrregullime ndonëse kryesisht paraqitën te vajzat dhe djemtë e moshave të reja, ato, ndonëse më rrallë mund të paraqitën edhe te personat e moshave tjera.
Aspekti specifik:
Rrjedha e Co-varësisë me rastin e anorexia dhe bulimia nervosa
Në fazën parë, prindërit vërejnë se vajza apo djali i tyre po merr më pak ushqim se zakonisht, por ata këtë e arsyetojnë me gjendjet e tyre me strese, me ngarkesat në punë apo në shkollë, kurse rënien e peshës e arsyetojnë me dëshirën e të rinjve të kohëve të sotme, sidomos të vajzave, për të mos pas peshë të madhe trupore, për tu dukur sa më të tjerrura e më bukura etj. Arsyetimet e tilla të prindërve te të rinjtë anorektik ose bulimik çojnë në rënie të vetëpërgjegjësisë lidhur me dobësimin e vazhdueshëm trupor.
Në fazën e dytë, kur vajza apo djali ka humbur shumë peshë prindërit alarmohen dhe ushtrojnë presion dhe kontroll të vazhdueshme ndaj tyre që ata të marrin ushqim në sasi të mjaftueshme. Kështu, ata kërkojnë që racionet ushqimore ti hanë bashkarisht me djalin apo vajzën e tyre anorektike ose/dhe bulimike. Djali apo vajza fillojnë që në prezencë të prindërve të marrin sasi normale të ushqimit dhe herë pas here në mënyrë impulsive të marrin edhe sasi të tepruara të ushqimit, por që pas pak dhe shpesh fshehurazi nga prindërit ata e vjellin ushqimin e ngrënë duke shënuar sërish humbje të peshës trupore.
Sjelljet e tilla të djalit apo të vajzës me ushqimin bëjnë që prindërit të brengosën shumë për të ardhmen e tyre. Ata kanë frikë se vajza apo djali i tyre nga mosmarrja e ushqimit ose nga vjellja e tij dhe humbja ekstreme e peshës trupore do të vdesin. Për prindërit dhe të tjerët në familje, motrat dhe vëllezërit, nuk është aspak e lehtë që të shohin se si para syve të tyre vajza apo djali, motra apo vëllai, në mungesë të forcës trupore alivanosën, dobësohen ekstremisht duke humbur peshë, dhe sipas rastit edhe sëmurën nga sëmundje të tjera si pasojë e dobësimit të përgjithshëm trupor, ndërkohë që ata janë të pafuqishëm për ta ndryshuar rrjedhën e tillë. Janë këto arsyet pse prindërit dhe të tjerët në familje vuajnë nga gjendjet me frikë dhe me pasiguri, të cilat shoqërohen me pagjumësi, pikëllim, dëshpërim, vetëfajësi dhe emocione të tjera, si dhe me shenja trupore si me kokëdhimbje, dhimbje nyjash e muskujsh etj., gjë që marrë së bashku paraqesin shenjat e co-varësisë.
Në fazën e tretë, kur më prindërit binden se vetëm nuk mund t`ia arrijnë qëllimit që vajza apo djali i tyre të marrë ushqim normalisht ose/dhe të mos e vjellë atë pas ngrënies, dëshpërohen dhe dorëzohen dhe për rrjedhojë kërkojnë ndihmë profesionale për ta shpëtuar jetën e fëmijës së tyre. Por derisa vajza apo djali i tyre nëpërmjet të terapive adekuate ndodhë që të përmirësohen ose edhe shërohen nga çrregullimet e marrjes së ushqimit, prindërit e tyre mbetën të co-varësuar. Ata edhe më tej brengosen dhe frikësohen në mos vajza apo djali i tyre sërish do të bëhet anorektik apo bulimik duke i shfaqur kësisoj edhe më tej shenjat e lartpërmendura të co-varësisë
Këshilla
Kur vajza apo djali në moshën e pubertetit ose të adoleshencës ka filluar të marr pak ushqim ose ka filluar që pas marrjes së ushqimit ta vjellë atë rregullisht, prindërit nuk duhet të presin gjatë, por duhet të kërkojnë që në fillim këshilla dhe ndihmë profesionale për parandalimin e anoreksisë dhe/ose të bulimisë për vajzën apo djalin e tyre. Nga ana tjetër, prindërit që në këtë fazë duhet të kërkojnë ndihmë profesionale edhe për parandalimin e zhvillimit të co-varësisë së tyre ndaj problematikave të djalit apo të vajzës anorektike ose bulimike. Hapi i tillë paraqet parandalimin dhe shërimin primar të anoreksisë dhe të bulimisë së fëmijës dhe të co-varësisë së prindërve.
Në rastet kur vajza apo djali për shkak të marrjes së pakët të ushqimit apo të vjelljes së ushqimit për kohë të gjatë kanë humbur peshë përtej të së lejueshmes, prindërit duhet të angazhohen që vajza apo djali i tyre të trajtohen nga personat profesionist të specializuar për parandalimin dhe shërimin e çrregullimeve të marrjes së ushqimit, si dhe të trajtohen edhe vet me qëllim të parandalimit dhe të shërimit të co-varësisë. Ky hap paraqet parandalimin dhe shërimin sekondar të vajzës apo të djalit nga anoreksia dhe/ose bulimia dhe të shërimit të prindërve nga co-varësia.
Në rastet kur vajza apo djali për shkak të ndërprerjes totale të marrjes së ushqimit gjenden buzë vdekjes, prindërit për ti shpëtuar jetët e tyre të vëna në rrezik duhet që së bashku me mjekët e shtëpisë ta organizojnë urgjentisht hospitalizimin e tyre, ndërkohë që vet duhet të trajtohen më tej për shërimin e co-varësisë. Hapi i tillë parqet parandalimin dhe shërimin terciar të vajzës apo të djalit nga anoreksia dhe/ose bulimia dhe të shërimit të prindërve nga co-varësia.
Info:
Institucionet të cilat merren me çrregullimet e ushqimit
Klinik für Psychiatrie und Psychotherapie, Culmannstrasse 8, 8091 Zürich
Zentrum für Esstörungen, Werdstrasse 34, 8004 Zürich
Arbeitsgemeinschaft Ess-Störungen Feldeggstrasse 69, Postfach 1332, 8032 Zürich
Jugendberatung der Stadt Zürich www.stadt-zuerich.ch/jugendberatung
Institut für Sozial- und Präventivmedizin der Universität Zürich, Abt. Prävention und Gesundheitsförderung Kanton Zürich www.gesundheitsfoerderung-zh.ch/ |
|
Gesundheitsförderung www.gesundheitsfoerderung-zh.ch
Selbsthilfecenter Zürich www.selbsthilfecenter.ch
Dr. Med. Xhevat Hasani
(Fund)
Jeta në Zvicër
-
Nga viti 2026, afro 100 njësi të sapondërtuara do të jepen me qira në Cyrih Agjencia e pasurive të paluajtshme të Cyrihut përdor metoda “perverse” për të vlerësuar pritjet e qirasë...
-
Treni “European Sleeper” ngatërron linjën, përfundoi shumë larg destinacionit
-
Siguruesit shëndetësorë kundërshtojnë tarifat e larta të klinikave
-
Salla të reja operative në Spitalin e Gjenevës
-
Zvicër: Këto janë destinacionet më shpesh të rishikuara nga Google