Futboll
Bundesliga i ka bërë një befasi Milot Rashicës
Rashica kishte munguar disa javë në fushën e blertë
Para ndeshjes të së enjtes të Kosovës kundër Gjibraltarit, faqja zyrtare e Bundesligës në rrjetin social Instagram e ka kujtuar supergoditjen e Milot Rashicës në ndeshjen kundër Augsburgut sezonin e kaluar.
Në fitoren 4:0 të Werder Bremenit kundër Augsburgut, të zhvilluar në stadiumin “Weserstadion” më 10 shkurt të këtij viti, ylli kosovar Milot Rashica kishte shkëlqyer me dy gola, në minutën e pestë dhe të 28-të, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, njëra prej atyre dy golave ka mbetur enden në mendjen e tifozëve të futbollit. Së fundi, atë gol e rikujtoi edhe faqja zyrtare e Bundesligës në rrjetin social Instagram.
“Thjesht uau! Tentim jashtëzakonisht i pabesueshëm i Milot Rashicës së Werder Bremenit”, shkroi mbi video e publikuar faqja e Bundesligës.
“Raketa”, siç quhet Rashica në Gjermani, ishte heroi i ekipit gjerman në ndeshjen e fundit, duke ia shpëtuar një pikë me golin e shënuar në fund të ndeshjes nga pika e penalltisë.
Rashica kishte munguar disa javë në fushën e blertë, përfshirë këtu për dy ndeshjet e Kosovës në muajin shtator – kundër Çekisë dhe Anglisë – mirëpo ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Bernard Challandes për ndeshjet e këtij muaji.
Kosova fillimisht do ta zhvillojë të enjten ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit e pastaj, të hënën, do të përballet me Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 percjell Albinfo.ch.
https://www.instagram.com/p/B3U4Y_UH22c/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud Qindra pacientë me sigurim privat ose gjysmë-privat përballen me refuzimin e rimbursimit të faturave mjekësore nga... -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre












