Lajme
Bundestagu miratoi zgjatjen e misionit gjerman në KFOR
Brand kritikon udheqjen serbe
Shumica e folësve në debatin 40-minutësh theksuan domosdoshmërinë e prezencës gjermane në kuadër të KFOR-it, si faktor stabilizues në rajon. Ata vunë në dukje rëndësinë e perspektivës së Kosovës në BE, por nuk i kursyen kritikat edhe në drejtim të udhëheqjes së Serbisë për mungesën e distancimit nga periudha e Miloseviçit dhe afrinë me Rusinë. Kështu për shembull, Michael Brand, nga CDU/CSU, i kujtoi qeverisë gjermane disa, siç i quajti, “të vërteta të pakëndshme” për udhëheqjen e Serbisë, e cila me retorikën nacionaliste dhe politikën provokatore mban të ndezur rrezikun e shpërthimit të një lufte të re në rajon.
Kritikë ushtroi Brand edhe për afrinë e Beogradit me Moskën, duke kujtuar shprehimisht paktin mes Serbisë dhe Rusisë në shtator 2022 për harmonizimin e politikës së jashtme. Fakti, që ky pakt u bë pas fillimit të agresionit të Rusisë në Ukrainë është skandaloz, tha Brand. Ai kërkoi nga qeveria gjermane që “të mos e deformojë më realitetin” dhe paralajmëroi: “Ne nuk duhet t’i përsërisim të njëjtat gabime dhe dështime që e ftuan Putinin në luftë, dhe që në vitet 90 e kishin ftuar Milosheviçin në luftërat e tij”.
Hacker bën thirrje për implementim të marrëveshjes Kosovë-Serbi
Në debat ishte e pranishme edhe ministrja e jashtme, Annalena Baerbock. Folës nga partitë e koalicionit të qendrës së majtë përdorën një gjuhë më të moderuar dhe u munduan të vënë në pah arritjet e bëra gjatë këtij viti në afrimin e Kosovës me BE: Aplikimi i Kosovës për statusin e një vendi kandidat në BE, plani për normalizimin e marrëdhënieve, dinamika e re në Procesin e Berlinit, të cilit do t’i shtohet edhe një komponent parlamentar. /DW
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj Komunat në rajonin Jura Arc po përballen me vështirësi financiare për shkak të varësisë së lartë... -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër













