Kosova
Bundestagu zgjat misionin ushtarak të Gjermanisë në Kosovë
Numri mbetet i pandryshuar në 400 ushtarë gjermanë. 391 anëtarë të parlamentit votuan në favor të zgjatjes së misionit, 189 kundër dhe dy abstenuan
Bundestagu do të vazhdojë të marrë pjesë në misionin ndërkombëtar ushtarak në Kosovë edhe për një vit tjetër. Parlamenti Federal, Bundestagu, me shumicë të madhe të votave, ka zgjatur mandatin për misionin e NATO-s KFOR.
Forca ndërkombëtare ka për qëllim të vendosë një rend paqeje civile dhe të sigurojë rendin publik në Kosovë, ku tensionet me Serbinë fqinje janë shfaqur vazhdimisht, shkruan Agjencia Gjermane e lajmeve, DPA.
Me një kohëzgjatje prej 26 vjetësh, prania në Kosovë është vendosja më e gjatë e jashtme e Bundeswehr-it. Kufiri i numrit të personelit mbetet i pandryshuar në 400 ushtarë gjermanë. 391 anëtarë të parlamentit votuan në favor të zgjatjes së misionit, me 189 vota kundër dhe dy abstenime.
Këtë mbrëmje, Bundestagu planifikon gjithashtu të zgjerojë pjesëmarrjen gjermane në misionin e OKB-së UNIFIL pranë brigjeve libaneze, përcjell albinfo.ch. Një fregatë e Marinës Gjermane po lundron në Mesdheun lindor për të parandaluar kontrabandën e armëve për milicinë pro-iraniane të Hezbollahut.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide













