Sport

Bunjaki prezanton listën, risi Dallku

Kosova përballet më 2 shtator në Zagreb me Kroacinë, dhe tre ditë më pas me Finlandën në Shkodër

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll Albert Bunjaki ka prezantuar listën për dy ndeshjet e radhës të vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2018.

Kosova përballet më 2 shtator në Zagreb me Kroacinë, dhe tre ditë më pas me Finlandën në Shkodër.

Në mesin e 22 lojtarëve të ftuar, risi është Ardin Dallku që luan për Vorskla Poltavan e Ukrainës. Ai është vëllai i Armend Dallkut, ish-futbollistit të Shqipërisë. Në skuadër janë kthyer edhe Besar Halimi e Erton Fejzullahu.

Ndërkohë, kësaj radhe në listën e Bunjakit nuk janë përfshirë Herolind Shala, Alban Pnishi, Fidan Aliti, Fanol Perdedaj dhe Avni Pepa. Bunjaku ka thënë se ka telashe për të grumbulluar futbollistët, ngase shumica e tyre nuk po gjejnë hapësira në skuadrat e tyre. Ai ka thënë se sfida me Kroacinë do të jetë shumë e vështirë, por skuadra e tij do të mundohet të japë më të mirën nga kjo sfidë, e cila zhvillohet në stadiumin “Maksimir” në Zagreb.

 

Emërorja e futbollistëve

 

Portierë

 

  1. Samir Ujkani (UC”Cromonese”)
  2. Adis Nurkoviç (KF”Flamurtari”)
  3. Bledar Hajdini (KF”Trepça 89″)

 

Mbrojtës

 

  1. Amir Rrahmani (GNK”Dinamo Z”)
  2. Bajram Jashanica (KS”Skënderbeu”)
  3. Mergim Vojvoda (Mouscron)
  4. Ardin Dallku (FC Vorska Potlava”)
  5. Benjamin Kololli (FC”Lausiane”)
  6. Leart Paçarada (SV”Sandhausen”)
  7. Lirim Kastrati (AS”Roma”)

 

Mesfushorë

 

  1. Enis Alushi (LFC”Nunberg”)
  2. Hekuran Kryeziu (FC”Luzern”)
  3. Besar Musolli (KF”Kukësi”)
  4. Bernard Berisha (FC”Akhamat”)
  5. Besar Halimi (Brondby IF”)
  6. Valon Berisha (Salzburg)
  7. Arbër Zeneli ( Hereenven)
  8. Donis Avdijaj (Shcalke 04)
  9. Milot Rashica (SSV”Vittese”)

 

Sulmues

  1. Erton Fejzullahu (Kalmar FF)
  2. Atdhe Nuhiu (Sheflied Wendesday)
  3. Vedat Nuriqi(Gençlerbirligi SK)