Jeta në Zvicër
Bunkeri sekret në Zvicër, ku milionerët fshehin bitcoins e tyre
Në Zvicër është një bunker sekret ku milionerët po i fshehin bitcoins e tyre. ‘qz.com’, ka bërë një shkrim të gjatë rreth kësaj teme, me anë të gazetarit të dërguar, Joon Ian Wong.
“Bunkeri ndodhen përgjatë bregut lindor të Liqenit të Lucernit, kur udhërrëfyesi tregon destinacionin tonë”, thotë Maksim Kon, i cili punon për kompaninë kineze “Xapo”, përcjell albinfo.ch.
Bunkeri ndodhet në një pjesë sekrete, dhe është ndërtuar nga ushtria zvicerane më herët, derisa qasja në këtë bunker është e kufizuar, derisa masat e sigurisë janë të rrepta.
Kon nuk tregon vlerën e saktë se sa bitcoin është ruajtur në këtë bunkerë, megjithatë tregon se vlera është e madhe. Bunkeri menaxhohet nga “Xapo”.
Themelues i kësaj kompanie është argjentinasi, Wences Casares, i cili i dha Bill Gates dhe Reid Hoffman bitcoins e tyre të parë.
Por, ky bunker është shumë i veçantë dhe shumë i mbrojtur, derisa funksionon në një mënyrë të veçantë. Teknikisht, nuk depozitohen njësi bitcoin, por çelësa kriptografikë privatë që ofrojnë qasje në paratë elektronike të ruajtura në rrjet. Hyrja ose qasja në çelësin kriptografik të dikujt është ekuivalente me vjedhjen e një shufre ari. Gjithashtu janë shumë të mbrojtur nga hakerët dhe është e pamundur që të depërtohen te ruajtja e pasurisë.
Ushtria zvicerane ndërtoi objektin në vitin 1947 dhe shërbeu si selia sekrete e ushtrisë gjatë Luftës së Ftohtë, njoftoi “Agence France Presse”. Brenda, muret e mbuluara me harta të detajuara dhe elektronikë të radios, që tregojnë se për çka ka shërbyer ky bunker.
Hyrja në këtë bunker nuk është aspak e lehtë. Gazetari tregon se duhet të prezantohet, të tregojë shenjat e gishtërinjve dhe të fotografohej, kurse duhet të kalohet nga një sërë dyersh të rrotullimit të çelikut. Ai shkon poshtë 100 metra, ku janë edhe dyer të kuqe, që janë krijuar për t’u mbrojtur nga shpërthimi bërthamor.
Më pas arrijnë në vendin e ‘dëshiruar’, ku asnjë punonjës i “Xapo”, nuk kishte arritur, derisa siguria është në nivelin më të lartë. I tërë udhëtimi deri këtu ka qenë në ‘sekret të plotë’.
Gjithashtu është edhe një dhomë, ku ndodhet një hapësirë që është e rrethuar nga pllakat e çelikut, për të neutralizuar sulmet e mundshme me pulse elektromagnetike, të cilat do të fshinin të gjitha të dhënat e ruajtura. Në këtë dhomë nuk ka pajisje që janë të lidhura me internetin. Në këtë dhomë nuk hyn askush, madje as operatori, transmeton albinfo.ch.
Dera e kësaj dhome është e mbyllur me një shirit, sikur në vendin e krimit.
Por, sa i sigurt është ky bunker në Zvicër, tregon Carlos Rienzi, kreu i sigurimit të “Xapos”. “Ne jemi nën sulm 24/7”, thotë ai duke iu referuar terroristëve dhe hakerëve. “Kjo nuk është një garë. Kjo është një lojë shahu. Ju duhet të mendoni për lëvizjen e ardhshme të kundërshtarit. Ju kurrë nuk mund të relaksoheni”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u... -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë













