Kosova
Burgim i përjetshëm për vrasësin e Donjeta Pajazitajt
Me burgim të përjetshëm është dënuar Naser Pajazitaj për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.
Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore e Pejës, e cila ka sqaruar krimin e kryer 4 vjet më parë.
“Me datë 09 nëntor 2015, në Bjeshkët e Strellcit, komuna Deçan, pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë”, i pandehuri, duke qenë edhe më parë i dënuar për vepër penale të vrasjes së rëndë, me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyrë dinake e ka privuar nga jeta viktimën, me çka ka kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, transmeton KTV, përcjell albinfo.ch.
Naser Pajazitajt i është caktuar paraburgim deri sa vendimi të bëhet i plotfuqishëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse Që nga 1 janari, tani është e mundur të blini energjinë elektrike direkt nga fqinjët tuaj... -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden














