Lajme
Çaj kamomil, këto janë përfitimet për shëndetin
Në histori thuhet se kamomili është përdorur si ilaç tradicional për mijëra vjet për të qetësuar ankthin dhe për të qetësuar dhimbjet e barkut, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ky çaj është konsideruar si një bimë e sigurt dhe është përdorur në shumë kultura. Disa studime kanë treguar se kamomili i përdorur në kombinime me bimë të tjera, mund të ketë përfitime shëndetësore.
Megjithatë, si me çdo produkt të kombinuar, është e vështirë të thuhet se çfarë përfitimi vjen nga secila bimë.
Por, është parë se kamomili i përdorur me ilaçe të tjera bimore i ka lehtësuar shqetësimet e stomakut, urthit, të përzierat dhe të vjellat. Përzierjet me kamomil duket se ndihmojnë edhe fëmijët me dhimbje barku.
Shpëlarja e gojës me kamomil mund të lehtësojë plagët në gojë të shkaktuara nga trajtimet e kancerit. Disa hulumtime tregojnë se kamomili mund të ndihmojë edhe në raste të tjera, si për shembull, kur bëhet fjalë për diarre te fëmijët, hemorroidet, në probleme të ankthit dhe të pagjumësisë.
Kur përdoret në lëkurë, kamomili mund të ndihmojë në qetësimin e acarimeve të lëkurës dhe në shërimin e plagëve. Disa studime kanë dokumentuar se ai mund të jetë aq efektiv sa kremi hidrokortizon që përdoret për ekzemat.
Sa kamomil duhet të marrim?
Nuk ka asnjë dozë standarde se sa kamomil duhet të përdorim. Studimet kanë përdorur 400 miligramë deri në 1.600 miligramë kamomil në ditë në formë kapsule. Forma më e zakonshme e përdorimit të kamomilit është përmes çajit dhe disa njerëz pinë një deri në katër gota në ditë me çaj kamomili.
Mund të merret kamomil natyral nga ushqimet?
Lulet e kamomilit janë një përbërës i zakonshëm në çaje. Ato janë përdorur edhe si aromatizues në ushqime të tjerë dhe në pije.
Cilat janë rreziqet e marrjes së kamomilit?
Efektet anësore: Shumica e ekspertëve thonë se kamomili është një produkt i sigurt. Ai megjithatë mund të shkaktojë marramendje dhe, në doza të mëdha, të vjella. Kamomili gjithashtu ka potencial për të shkaktuar reaksione alergjike tek njerëzit që janë alergjikë ndaj bimëve të ngjashme me kamomilin, që bëjnë pjesë në familjen e margaritave, edhe pse reagime të tilla janë shumë të rralla. Nëse jeni alergjik nga këto bimë, shmangni bimë, si: kamomili, selinoja, margaritat, kumaku apo krizantemat etj. Të lyeni lëkurën me krem kamomili mund të shkaktojë ekzema alergjike dhe të irritojë sytë. Efektet e përdorimit afatgjatë të kamomilit nuk janë të njohura.
Rreziqet
Bëni kontrolle te mjeku para se të përdorni kamomil nëse keni ndonjë problem shëndetësore. Kamomili përmban një sasi të vogël të kumarinit, i cili mund të ketë efekte të lehta në hollimin e gjakut, por zakonisht vetëm në doza të larta dhe për periudha të gjata kohore. Ndaloni përdorimin e kamomilit dy javë para operacionit, për shkak të shqetësimeve në lidhje me ndërveprimet e tijn të mundshme me drogat e anestezisë.
Ndërveprimet
Nëse merrni ndonjë ilaç, bisedoni me mjekun para se të filloni përdorimin e suplementeve të kamomilit.
Kamomili mund të ndërveprojë me qetësuesit, holluesit e gjakut, ilaçet antitromobocitare, aspirinën, qetësuesit e dhimbjeve si ibuprofeni dhe naproxen-i dhe ilaçet e tjerë, shkruan shije.al. Kamomili mund të ndërveprojnë edhe me suplemente të tjerë apo produkte të tjerë ushqimorë, si përshembull hudhra dhe sanëza. Duke pasur parasysh mungesën e provave në lidhje me sigurinë e tij afatgjatë, kamomili nuk është i rekomanduar për gratë shtatzëna ose me fëmijë në gji.
Është mirë të bisedoni me një pediatër para se t’u jepni foshnjave dhe fëmijëve kamomil.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve Në muajin janar janë regjistruar mbi 358 mijë udhëtarë dhe mbi 1,150 fluturime, duke shënuar rritje... -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












