Kosova
Cakaj e quan skandaloze deklaratën për Reçakun
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se masakra e Reçakut është një trillim
Dënimi me dy vjet burgim i ish-ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, nga Gjykata e Prishtinës ka ndezur replikat edhe mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Në një deklarim për mediat, presidenti Aleksandër Vuçiç tha se Masakra e Reçakut është një trillim, duke thënë se dënimi i tij është i frikshëm.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ashpër ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili i ka quajtuar deklarimet e Vuçiçit si “propagandë Goebbelsiane të Millosheviçit”.
Më tej Cakaj shkruan se është skandaloze dhe fton aktorët përgjegjës të dënojnë vepra të tilla, që sipas tij, janë përbuzëse dhe shtrembëruese të së vërtetës dhe që fyejnë viktimat dhe përpjekjet e pajtimit.
“Porpaganda J. Goebbelsiane e Millosheviçit tani u shndërrua në një kampion të mohimit, zvogëlon dhe vë në dyshim krimet e luftës. Skandaloze! Aktorët e Intl duhet të dënojnë vepra të tilla përbuzëse dhe shtrembëruese të së vërtetës që fyejnë viktimat dhe përpjekjet e pajtimit. # Masakra # Reçak nuk do të harrohet kurrë!”, shkruan Cakaj.
“Është e frikshme. Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën gjë, dhe unë e përsëris tani – krimin e fabrikuar në Reçak, ku gjithçka u falsifikua nga ai mashtrues me flokë të bardhë, një mashtrues si Walker, një mashtures”, tha Vuçiç para gazetarëve.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027













