E-Diaspora
Caktohet koordinatori për patent shoferët shqiptarë jashtë vendit
Artan Shkreli është caktuar koordinator, i cili do të merret me çështjen e lejeve të drejtimit për shtetasit shqiptarë jashtë vendit.
Kryeministri ka miratuar propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, për përcaktimin e koordinatorit shtetëror për marrëveshjet shtetërore në fushën e njohjes së ndërsjellë të lejeve të drejtimit për shtetasit shqiptarë jashtë vendit.
“Në këtë funksion do të jetë zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, z.Artan Shkreli”, ka shkruar ministri Majko.
Koordinatori shtetëror do të ndjekë procesin e negociimit të marrëveshjeve dypalëshe shtetërore në fushën e njohjes së lejeve të drejtimit të automjeteve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, gjithashtu do të jetë përgjegjës për koordinimin ndërinstitucional të marrëveshjeve shtetërore deri në nënshkrimin e tyre, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













