Lajme
Calmy-Rey: Do t’i shtojmë ndihmat për Kosovën
Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey ka deklaruar për të përjavshmen zvicerane Zentralschweiz am Sonntag se Berni zyrtar ka ndërmend të shtojë ndihmat për Kosovën.
Në numrin e së dielës të kësaj të përjavshme Calmy-Rey ka deklaruar që nuk do të ketë as kthesë dhe as ndalim nga rruga e deritashme e Zvicrës kur politika ndaj Kosovës është në pyetje.
Zentralschweiz am Sonntag bën të ditur që edhe përkundër aprovimit të rezolutës për raportin e parlamentarit zviceran Dick Marty në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, por edhe publikimit të “raporteve sekrete të NATO-s” për figura kyçe të politikës në Kosovë, presidentja Calmy-Rey, që njëherësh është edhe shefe e diplomacisë zvicerane, është duke u “shikuar” nëse ka mundësi, dhe nëse po, cilat do të ishin ato që t’i shtohet ndihma misionit evropian në Kosovë “EULEX”-it me resurse dhe ekspertiza.
“Pastaj do të shihet nëse mund të shtohen ndihmat për Misionin e BE-së në Kosovë”, ka thënë ajo.
E pyetur nëse vendimi për njohjen e Kosovës nga ana e Zvicrës ishte i ngutshëm Calmy- Rey ka thënë se “vendimi për ta njohur Kosovën do të thotë të njihet një shtet dhe kjo nuk ndërlidhet me persona të caktuar”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












