Jeta në Zvicër
Calmy Rey, pro zgjedhjes së qeverisë nga populli
“Zgjedhja nga populli është pozitive për barazpeshën në mes të parlamentit dhe qeverisë. Aktualisht kjo barazpeshë eshtë e çrregulluar"
Partia e saj (SP/PS) ashtu sikurse edhe të gjitha përveç SVP-së, ka kundërshtuar zgjedhjen e ekzekutivit të vendit me votën direkte të popullit. Por ish ministrja e jashtme, Micheline Calmy Rey me këtë rast nuk e respekton disiplinën partiake dhe dëshmon se di edhe të “notojë kundër rrjedhës”.
Ajo e konsideron ide të mirë zgjedhjen e Këshillit Federal në mënyrë direkte dhe jo nga parlamenti.
Në një intervistë për gazetën “Schweiz am Sonntag” Calmy Rey ka thënë se “zgjedhja nga populli është pozitive për barazpeshën në mes të parlamentit dhe qeverisë. Aktualisht kjo barazpeshë eshtë e çrregulluar. Parlamenti ka së tepërmi peshë përballë qeverisë. Nga periudha kur kam qenë në qeverinë e kantonit të Gjenevës e kam mësuar se qeveria gëzon legjitimitet më të madh kur ajo zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli”.
Rey thotë se është e dëshirueshme që qeveria të ketë më shumë mundësi për të zhvilluar vizionet e saj. “Qeverisë do t`i bënte mirë po të kishte pak më tepër kompetencë drejtimi”. Ajo nuk ka frikë nga ndikimi i mundshëm i financuesve të fuqishëm që do të gjenin shprehje në rast të zgjedhjeve të tilla. “Ndikimi i financuesve mund të kufizohet nëse përpilohen ligje efektive mbi financimin e fushatave të votimit dhe të zgjedhjeve. Mundësinë për një gjë të tillë do ta kishin parlamenti dhe qeveria”, ka thënë Micheline Calmy Rey.
Ndryshe nga ajo kanë vendosur tashmë dhjetë kolegë të Calmy Rey, gjegjësisht ish ministra në Këshillin Federal. Samuel Schmid, Pascal Couchepin, Elisabeth Kopp, Rudolf Friedrich, Kaspar Villiger, Hans-Rudolf Merz, Arnold Koller, Ruth Metzler, Flavio Cotti dhe Joseph Deiss janë bërë pjesë e komitetit kundër zgjedhjes direkte të qeverisë. Ata kanë vendosur të jenë aktivë në fushatë, duke marrë pjesë në aktivitete publike, video dhe duke u paraqitur në plakate
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












