Lajme
Çdo i dyti banor ka veturë në Zvicër
Në Zvicër kjo shifër është 539 për 1 mijë banorë. Pra, përfaërisht çdo i dyti banor ka veturë në Zvicër
Shqipëria është vendi më i varfër i Evropës, me të ardhura sa 30% e mesatares evropiane dhe shumë nuk kanë mundësi të blejnë një veturë, ndonëse shpesh ajo është mjet i domosdoshëm, duke pasur parasysh shërbimin jocilësor urban.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i autoveturave për 1000 banorë ishte 147 në vitin 2017, nga 118 që ishte në 2013. Por, pavarësisht rritjes, nëse e krahasojmë me të dhënat e Eurostat për Evropën dhe shtete të tjera të Ballkanit, shqiptarët zotërojnë më pak vetura se në çdo vend tjetër.
Mesatarja e Bashkimit Evropian, po në vitin 2017 ishte rreth 500 vetura për 1000 banorë, pra më shumë se tre herë në raport se Shqipëria.
Sipas Eurostat, në mesin e shteteve anëtare të BE-së me normat më të larta të motorizimit, pra veturat e pasagjerëve për 1000 banorë, ekzistojnë disa diferenca të vogla.
Në vitin 2017, Luksemburgu kryesoi listën (670 vetura të pasagjerëve për 1000 banorë), megjithatë, kjo shifër mund të ndikohet nga punëtorët ndërkufitarë që përdorin veturat e kompanisë të regjistruara në vend), transmeton Monitor. Më pas vazhdon Italia me 625 vetura për 1000 banorë, Finlanda (617 vetura), Maltë (613 vetura) dhe Qipro (609 vetura). Më pak vetura nga vendet e BE-së kanë rumunët (rreth 400). Në Zvicër kjo shifër është 539. Pra, përfaërisht çdo i dyti banor ka veturë në Zvicër.
Në vitin 2017, numri më i madh i veturave të pasagjerëve të regjistruar u vërejt në Gjermani me 46 milionë vetura. Më pas vijoi Italia (37 milionë vetura: të dhënat e 2016) dhe Franca (32 milionë vetura). Gjatë periudhës pesë vjeçare nga 2013 në 2017, pati një rritje të fortë të numrit të automjeteve të regjistruara në disa shtete anëtare.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj













