Lajme
Çdo i dyti kosovar dëshiron të jetojë në mërgim
Pavarësisht problemeve, të rinjtë kosovarë janë gjerësisht optimistë për të ardhmen e tyre. Një shumicë prej 87 për qind beson se gjërat do të përmirësohen në 10 vitet e ardhshme
Më shumë se gjysma e të rinjve kosovarë dëshirojnë të jetojnë jashtë Kosovës, ndërsa rreth 30 për qind e tyre duan të zhvendosën nga një vend në tjetrin. Kështu kanë konsideruar disa të rinj kosovarë të moshave 16-27 vjeç të anketuar nga IDRA Research & Consulting.
Ky studim me temë “Rinia e Kosovës 2012” është iniciuar nga Fondacionit Friedrich Ebert në Kosovë, ndërsa ka pas për qëllim që të zbulojë dhe shpjegojë perceptimet, dëshirat, qëndrimet dhe pritshmëritë e rinisë në Kosovë.
Hulumtimi, siç raporton “koha” prek dimensione të ndryshme të kësaj grupmoshe në mënyrë që të ofroj një pasqyrë të vizionit dhe pikëpamjeve të një gjenerate të re.
“Pothuajse çdo i treti i ri kosovar dëshiron të zhvendoset diku tjetër në Kosovë, ndërsa çdo i dytë (55%) dëshiron të emigrojë jashtë vendit. Arsyet për të emigruar përfshijnë, dëshira për të përmirësuar standardin e jetesës, aspirata për të pasur shkollim më cilësor dhe mundësi më të gjera për punësim”, thuhet në hulumtim.
Pavarësisht problemeve, të rinjtë kosovarë janë gjerësisht optimistë për të ardhmen e tyre. Një shumicë prej 87 për qind beson se gjërat do të përmirësohen në 10 vitet e ardhshme.
“Rinia Kosovare kalon një pjesë të mirë të ditës duke konsumuar media-duke shikuar televizor, duke dëgjuar muzikë apo duke përdorur rrjetet sociale. Një i ri në Kosovë harxhon mesatarisht 3.5 orë në ditë duke shikuar televizor”, thuhet më tej në hulumtim.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












