Shkurt.ch
Çdo i treti i punësuar, i huaj
Në mes të vitit 2008 dhe 2013 numri i të punësuarve të huaj është rritur për gjashtë herë më shumë se ai i zviceranëve
Ndërkohë që numri i të papunëve në Zvicër vjen duke rënë – së fundi ai ka qenë 2.9%, që në krahasim me botën është shumë i ulët – është duke u rritur numri i të punësuarve. Në pesë vitet e fundit, sipas Zyrës Federale pe¨r Statistika, ai është rritur për 4.6 për qind duke arritur në 4.2 milionë të punësuar.
Po ashtu gjatë pese viteve të fundit në mesin e të punësuarve rishtas ka një pjesëmarrje të madhe, mbimesatare të të huajve. Në mes të kuartalit të dytë të vitit 2008 dhe kuartalit të dytë të vitit 2013 numri i të punësuarve të huaj është rritur për gjashtë herë më shumë se ai i zviceranëve. Ai numër është rritur për 18.2 për qind dhe ka mbërritur në shifrën 1.490 milionë. Po të llogariteshin si të huaj edhe njerëzit që ndërkohë kanë marrë shtetësinë zvicerane, shtimi i numrit të të huajve të punësuar do të ishte madje 27.4 për qind, ndërkohë që ai i zviceranëve ka pësuar një rënie të vogël.
Thënë ndryshe: pa të huajt nga Gjermania, Spanja ose edhe Polonia, në ekonominë e këtushme shumëçka nuk do të lëvizte, shkruan handelszeitung.ch. Përqindja e të huajve në mesin e të punësuarve në Zvicër është 29.7 për qind. Dhe kjo nuk shkon në dëm të zviceranëve. Sepse, megjithatë, të huajt janë 2.5 herë më të prekur nga papunësia se sa zviceranët.
Po kështu të punësuarit e huaj fitojnë më pak se të punësuarit zviceranë. Mesatarja e të ardhurave të tyre është 5506 franga në muaj ndërkohë që e zviceranëve 6217 franga, që është për 11 për qind më shumë. Kjo lidhet e moshüen më të re që kanë të huajt dhe me shkollimin më të lartë që kane zviceranët.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













