Lajme
Çdo vit 726 mijë vetëvrasje në botë – OBSH thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit
Vetëvrasja është një problem madhor i shëndetit publik, i cili shkakton rreth 726 mijë vdekje në mbarë botën dhe ka pasoja të thella si tek individët ashtu edhe tek komunitetet.
Tema e zgjedhur për periudhën trevjeçare 2024-2026 është ‘Ndryshimi i narrativës për vetëvrasjen’ ndërsa thirrja për veprim është ‘Fillo të flasësh për të’ dhe fokusohet në rëndësinë e vendosjes së një dialogu me ata që janë në rrezik, sepse të folurit ndihmon në parandalimin e këtij fenomeni, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Vetëvrasja është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në mesin e të rinjve të moshës 15 dhe 29 vjeç. 73% e vetëvrasjeve globale ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Arsyet e vetëvrasjes janë të shumëfishta, të ndikuara nga faktorë socialë, kulturorë, biologjikë, psikologjikë dhe mjedisorë të pranishëm gjatë gjithë jetës. Për çdo vetëvrasje ka shumë më tepër njerëz që tentojnë të bëjnë vetëvrasje”, thekson OBSH.
OBSH thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit të popullatës për reduktimin e stigmës dhe inkurajimin e bisedave të hapura për të parandaluar vetëvrasjen.
“Të ndryshosh narrativën do të thotë të transformosh atë që ne e perceptojmë si një problem kompleks dhe të kalosh nga një kulturë e heshtjes dhe stigmës në një kulturë të çiltërsisë, mirëkuptimit dhe mbështetjes”, sugjeron OBSH.
OBSH-ja përsërit se “çdo bisedë, sado e vogël qoftë, kontribuon në një shoqëri mbështetëse dhe mirëkuptuese, sepse ju lejon të identifikoni shenjat e mundshme të rrezikut”./Albinfo.ch/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern













