Kosova
Wermuth përshëndet heqjen e vizave për Kosovën: Një hap i vonuar
"Janë të pakuptueshme reagimet negative nga eksponentë të FDP-së, shprehet Wermuth për albinfo.ch. Ata tregojnë një indiferencë tronditëse ndaj komunitetit shqiptaro-kosovar në Zvicër dhe fare pak vetëdije për rrethanat historike"
Pak ditë pas heqjes së regjimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian, politikani i njohur zviceran, Cédric Wermuth, bashkëkryetar i Partisë Socialdemokrate (SP) dhe bashkëkryetar i Grupit të Miqësisë Zvicër – Kosovë në Parlamentin e Zvicrës jep ekskluzivisht për albinfo.ch një prononcim ku ai e përshëndet këtë hap.
Prononcimi i tij vjen pas deklarimit skandaloz të koleges së tij, bashkëkryetares së grupit të përmendur, Doris Fiala, e cila për habi të të gjithëve, shprehet kundër heqjes së regjimit të vizave për Kosovën!
Në vazhdim, deklarata e politikanit të njohur dhe mikut të dëshmuar të shqiptarëve, Cédric Wermuth dhënë albinfo.ch.
Heqja e vizave për qytetarët nga Kosova nuk është asgjë tjetër veçse një e drejtë. Së pari, Kosova ka kohë që i ka plotësuar të gjitha kushtet, kështu që hapi ishte i vonuar. Së dyti, ky është një lehtësim i madh për njerëzit me familjarë në Kosovë. Së treti, kjo do ta lidhë Kosovën më mirë me Evropën.
Jo vetëm që udhëtimi për kosovarët do të jetë më i lehtë, por do të lehtësohet edhe ndërtimi i marrëdhënieve ekonomike me pjesën tjetër të Evropës. Kjo është thelbësore për të ardhmen e vendit dhe rinisë së tij.
Për mua janë të pakuptueshme reagimet negative nga eksponentë të FDP-së, shprehet Wermuth për albinfo.ch. Ata tregojnë një indiferencë tronditëse ndaj komunitetit kosovar në Zvicër dhe fare pak vetëdije për rrethanat historike.
Në fakt, Kosova ishte vendi i fundit të cilit iu refuzua liberalizimi i vizave. Ky ishte thjesht diskriminim i pajustifikueshëm në raport me të gjitha shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Fakti që njerëzit tani po përpiqen të ngjallin frikë është një fushatë “me çmim të ulët” zgjedhore – edhe një herë në kurriz të emigrantëve.
Partia Socialdemokrate e Zvicrës qëndron qartë në mbështetje të këtij hapi dhe shpreson se institucionet evropiane tani do ta përshpejtojnë integrimin e Kosovës në të gjitha nivelet, përfundon deklarata e politikanit Cédric Wermuth, dhënë albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve













