Lajme
CEFTA përshendet marrëveshjen për vulat
Takimi ishte thirrur nga Serbia për të diskutuar për masat e reciprocitetit të aplikuara nga qeveria e Kosovës
Delegacioni i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Special të Përbashkët të marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën Juglindore (CEFTA) në Bruksel.
Takimi ishte thirrur nga Serbia për të diskutuar për masat e reciprocitetit të aplikuara nga qeveria e Kosovës.
Duke marrë parasysh marrëveshjen e arritur për pranimin reciprok të vulave doganore në raundin e gjashtë të bisedimeve, pika kryesore në agjendë kishte të bëjë pikërisht me këtë marrëveshje, shkruajnë mediat kosovare.
Në takimn që u kryesua nga Kosova, kanë marrë pjesë përfaqësues nga shtatë shtete anëtare të CEFTA-s, me përjashtim të Shqipërisë.
Në konkluzionet e mbledhjes së Komitetit Special të Përbashkët është përshëndet marrëveshja e arritur me 2 shtator në Bruksel, si dhe është shpreh besimi se palët e përfshira do të angazhohen maksimalisht për implementimin e marrëveshjes ne përputhshmëri të plotë me procedurat e CEFTA-s.
Komisioni po ashtu inkurajoi të gjitha palët që të mundohen t’i zgjidhin çështjet e tregtisë nëpërmjet konsultimeve bilaterale dhe në vijë me politikat e CEFTA-s.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











