Kosova
Çerek shekulli nga masakra e Reçakut, asnjë i dënuar
Sot bëhen 25 vjet që nga masakra e Reçakut, ku 45 civilë shqiptarë u vranë nga forcat policore ushtarake serbe.
Masakra e Reçakut është kthesa historike dhe vrasja në masë që shtyu Perëndimin të reagojë nga ndaljen e gjenocidit mbi civilët shqiptarë.
Shefi i misionit verifikues të OSBE-së, William Wallker, ishte pikërisht ai që për herë të parë e cilësoi si krim kundër njerëzimit.
Serbia përmes mjeteve të komunikimit masiv ka tentuar ta paraqesë masakrën e Reçakut si një operacion policor kundërterrorist, duke pretenduar se të vrarët ishin të armatosur.
Deri më tani askush nga ekzekutuesit apo urdhërdhënësit e kësaj masakre nuk është dënuar.
Ndërkohë, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në nëntor të vitit 2023, filloi gjykimi i parë në mungesë për krime lufte ndaj Çedomir Aksiq. Aksiq mes tjerash dyshohet edhe për pjesëmarrje në vrasjen e disa civilëve në Reçak. “Tanimë me hyrjen në fuqi të Gjykimit në Mungesë, besojmë se së shpejti Prokuroria Speciale do fillojë me ngritjen e aktakuzave në mungesë për masakrën e Reçakut”, tha Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.
Krerët shtetërorë të Kosovës, në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut, patën njoftuar se Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar fletarrestime ndërkombëtare për 18 persona serbë që dyshohet për pjesëmarrje në kryerjen e masakrës së Reçakut.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











